ash sela gjykata kushtetuese hapi lende per ankesen tone ndaj safe city dhe u konfirmua se jemi brenda afatit taravari le te merret me parkingje 6979700ca7ec0

ASH-SELA: Gjykata Kushtetuese hapi lëndë për ankesën tonë ndaj “Safe City” dhe u konfirmua se jemi brenda afatit, Taravari le të merret me parkingje

January 28, 2026
1 minut lexim

Shkup, 27 janar – Gjykata Kushtetuese njoftoi zyrtarisht se ka hapur lënë lidhur me ankesën tonë për ndryshimet e Ligjit për Kundërvajtje apo projektin “Safe City”. Kjo fillimisht dëshmon se procedura jonë ka qenë tërësisht në rregull, sipas procedurës, në afat të duhur dhe në përputhje me ligjin.

Ata që dje tentuan të na sulmojnë edhe në këtë rast dolën se u reshtuan në anën e së keqes, në anën e gabuar dhe në vend që t’i gëzohen iniciativës tonë, ata shpikën të pavërteta dhe shpifje amatore për të kundërshtuar veprimin tonë dhe për t’i dalë në mbrojtje “Safe City-t” duke tentuar të krijojnë alibi të rrezikshme në mbrojtje të “Safe City-t”. Por, fatmirësisht të gjitha këto ju ranë në ujë dhe dëshmuan atë që dje në deklaratë e tha kryetari jonë, z.Ziadin Sela, se “çështjet serioze nuk mund tu lihen njerëzve jo serioz që ndryshojnë qëndrimet 5 herë në ditë”.

Thanë që nuk paskemi njohuri juridike dhe se është dashur të presim shpalljen e ligjit në gazetë zyrtare. Sot u dëshmua se ata në të vërtetë nuk paskan njohuri juridike, apo ndoshta nuk kanë guxim dhe kërkuan alibi që të tërhiqen nga zotimi i tyre, si zakonisht.

Për në fund, i bëjmë thirje Arben Taravarit dhe njerëzve që ai i manipulon, mos u merrni me tema kaq të rënda. Nëse doni të bëni diçka ju sugjerojmë të interesoheni për parkingjet që mungojnë në vebdbanimet shqiptare sepse ju vetëm atë sferë e njihni më mirë, “parkingjet”!

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kodi zgjedhor sali vlen eshte per gjithperfshirje te te gjitha etnive te votoje edhe diaspora 69796f614cd93
Lajmi i mëparshëm

Kodi zgjedhor, Sali: VLEN është për gjithpërfshirje të të gjitha etnive, të votojë edhe diaspora

Të fundit nga

Muani përfshihet në një aksident trafiku

Ylli i Tottenhamit, Randal Kolo Muani, ka qenë i përfshirë në një aksident automobilistik. Fatmirësisht, raportohet se ai ka dalë pa lëndime nga përplasja, raporton “The Sun”. Aksidenti ndodhi pasi i shpërtheu
ShkoLartë