ash rebalanci i buxhetit pa investime per komunat shqiptare 6a526bc5eb377

ASH: Rebalanci i buxhetit pa investime për komunat shqiptare

July 11, 2026
1 minut lexim
dfgg

Gjatë rebalancit të buxhetit, deputetët e Aleancës për Shqiptarët propozuan një sërë amandamentesh që synonin të financonin investime infrastrukturore të rëndësishme në lokalitete ku jetojnë kryesisht shqiptarët.Këto propozime përfshinin projekte të fokusuara te përmirësimi i rrugëve, investime në ujësjellës dhe kanalizime, rikonstruktim të objekteve arsimore dhe shëndetësore, si dhe ndriçim publik dhe hapësira rekreative,të gjitha këto të dizajnuara për të ngritur cilësinë e jetesës dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik vendor, theksohet në kumtesën e ASH-së.

Fatkeqësisht, pavarësisht argumenteve të arsyetuara dhe nevojës së dokumentuar në terren, shumica parlamentare refuzoi këto amandamente, si dhe të gjitha amandamentet e tjera që i propozuan deputetët e Aleancës për Shqoptarët.

Ky refuzim e lë pa mbështetje financiare një sërë investimesh që do të përmirësonin infrastrukturën dhe shërbimet bazë në komunat shqiptare, dhe pamundëson realizimin e përmirësimeve të domosdoshme për banorët.

Do të vazhdojmë të mbrojmë interesat e qytetarëve tanë, dhe të kërkojmë rrugë të tjera për të sjellë investime konkrete duke përfshirë negociata të mëtejshme, kërkesa për projekte të financuara nga donatorë dhe partneritete me nivelin lokal dhe ndërkombëtar. Mbështetja e qytetarëve dhe sensibilizimi publik mbi këto nevoja do të jenë të rëndësishme për të arritur rezultate konkrete në të ardhmen nënvizoi deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

angelina jolie gati te largohet nga shba por perballet me nje pengese te papritur 6a52679b3f6d1
Lajmi i mëparshëm

Angelina Jolie gati të largohet nga SHBA, por përballet me një pengesë të papritur

FB IMG 1783788742599
Lajmi i radhës

Mexhiti në përkujtimin e gjenocidit të Srebrenicës: Harresa është aleatja më besnike e krimit

Të fundit nga

ShkoLartë