angelina jolie gati te largohet nga shba por perballet me nje pengese te papritur 6a52679b3f6d1

Angelina Jolie gati të largohet nga SHBA, por përballet me një pengesë të papritur

July 11, 2026
1 minut lexim

Angelina Jolie duket se është gjithnjë e më pranë realizimit të planit të saj për t’u larguar nga Shtetet e Bashkuara, por një pengesë e rëndësishme po i vonon planet.

Sipas raportimeve të medieve të huaja, aktorja 51-vjeçare dëshiron të nisë një kapitull të ri të jetës sapo binjakët e saj, Vivienne dhe Knox, të mbushin 18 vjeç.

Burime pranë aktores bëjnë të ditur se Jolie synon të zhvendoset në Kamboxhia, vend me të cilin ka një lidhje të veçantë prej vitesh, ndërsa New York-u do të mbetet baza e saj për angazhimet profesionale në SHBA, shkruan DailyMail.

Megjithatë, planet e saj po vonohen për shkak se rezidenca luksoze në Los Feliz, Los Angeles, ende nuk është shitur.

Prona, e nxjerrë në shitje në fillim të majit për rreth 30 milionë dollarë, vazhdon të jetë në treg. Sipas burimeve, ngadalësimi i tregut të pasurive të paluajtshme në Los Angeles ka bërë që shitja të mos realizohet ende, edhe pse shtëpia konsiderohet një nga rezidencat më të veçanta të zonës.

Jolie kishte deklaruar më herët se dëshiron të largohet nga Los Angeles dhe të lërë pas kujtimet e lidhura me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt.

Sipas burimeve, ajo nuk planifikon të largohet pa të gjashtë fëmijët e saj dhe ka pritur me padurim momentin kur binjakët të arrijnë moshën madhore, çka i jep më shumë liri për të vendosur për jetën e familjes së saj.

Edhe pse shitja e shtëpisë mbetet një pengesë, burimet theksojnë se Angelina Jolie ka mundësitë financiare për t’u zhvendosur kur të dëshirojë.

Megjithatë, ajo preferon ta mbyllë plotësisht këtë kapitull të jetës së saj përpara se të nisë një fillim të ri. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba kerkon nga irani garanci publike duam siguri per lundrimin e anijeve ne ngushticen e hormuzit 6a5266e291342
Lajmi i mëparshëm

SHBA kërkon nga Irani garanci publike: Duam siguri për lundrimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit

ash rebalanci i buxhetit pa investime per komunat shqiptare 6a526bc5eb377
Lajmi i radhës

ASH: Rebalanci i buxhetit pa investime për komunat shqiptare

Të fundit nga

ASH: Rebalanci i buxhetit pa investime për komunat shqiptare

Gjatë rebalancit të buxhetit, deputetët e Aleancës për Shqiptarët propozuan një sërë amandamentesh që synonin të financonin investime infrastrukturore të rëndësishme në lokalitete ku jetojnë kryesisht shqiptarët.Këto propozime përfshinin projekte të fokusuara
ShkoLartë