arsim e zanate per 57 nxenesme nevoja te vecanta ne qendren nena tereze ne mitrovice 696bb511b19f5

Arsim e zanate për 57 nxënësme nevoja të veçanta në Qendrën “Nëna Terezë” në Mitrovicë

January 17, 2026
min lexim

57 nxënës me nevoja të veçanta përfitojnë arsim, rehabilitim dhe aftësim profesional në Qendrën Burimore “Nëna Terezë” në Mitrovicë. Në këtë qendër një prej institucioneve kryesore edukativo-arsimore dhe rehabilituese për fëmijët me nevoja të veçanta, funksionojnë programet dhe ekipet mobile profesionale.

Drejtori i Qendrës Burimore “Nëna Terez”, Skender Avdiu në një prononcim për KosovaPress thekson se kjo qendër është institucion edukativ-arsimor, që çdo ditë sipas tij, zhvillohen aktivitete mësimore dhe rehabilituese për nxënës me nevoja të veçanta.

Skender Avdiu, tregon se këta nxënës përfshihen në programe nga intervenimi i hershëm deri te aftësimi profesional, ku punojnë në profilet e zdrukthëtarisë dhe rrobaqepësisë.

Në qendër vijojnë mësimin gjithsej 57 nxënës, Avudi

“Në qendër vijojnë mësimin gjithsej 57 nxënës, duke përfshirë të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, duke filluar prej intervenimit të hershëm, nivelit 1 (klasat 1-5), nivelit 2 (klasat 6-9) dhe nivelit 3 që është arsimi dhe aftësimi profesional në dy drejtime apo profile profesionale, profili i zdrukthëtarisë dhe profili i rrobaqepësisë”, tha drejtori i kësaj qendre.

Avdiu tha se krahas punës që bëhet brenda institucionit, në Qendrën Burimore “Nëna Terezë” funksionon edhe ekipi mobil profesional.

Avdiu: Në qendër është funksional edhe ekipi mobil profesional

“Përveç mbështetjes profesionale që zhvillohet në qendër, në qendër është funksional edhe ekipi mobil profesional, i cili jo vetëm që ofron shërbime në qendër por ofron edhe shërbime profesionale për mësuesit, nxënësit dhe prindërit që i ndjekin shkollat e rregullta në 9-të komunat e Republikës së Kosovës, duke filluar nga Peja, Istogu, Klina, Vushtrri, Skenderaj, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Mitrovica”-tha ai.

Drejtori Avdiu tha po ashtu se procesi mësimor në Qendrën Burimore “Nëna Terezë” zhvillohet sipas kornizës kurrikulare të Kosovës. Ai shtoi se mësimi realizohet në tre nivele dhe përmes planit individual të arsimit.

Avdiu: Procesi mësimor zhvillohet sipas kornizës kurrikulare të Kosovës

“Procesi mësimor zhvillohet sipas kornizës kurrikulare të Kosovës dhe kurrikulave bërthamë të tri niveleve dhe realizohet përmes planit individual të arsimit dhe programit të mësimdhënies në fushat e aktiviteteve”, përfundoi Avdiu.

Ndërsa, Labinot Dervishaj, psikolog në Qendrën Burimore “Nëna Terezë”, ka thënë për KosovaPress se aktiviteti i tij kryesor është vlerësimi dhe interpretimi i nevojave të nxënësve.

Psikologu i kë saj Qendre Burimore “Nëna Terezë”, tha se në këtë qendër përfshihen zakonisht nxënësit që nuk mund të integrohen në shkollat gjithëpërfshirëse për shkak të specifikave të tyre të veçanta.

Dervishaj: Në qendrën burimore përfshihen nxënësit që nuk mund të përfshihen në shkolla

“Në qendrën burimore përfshihen zakonisht nxënësit që nuk mund të përfshihen në shkollat gjithë përfshirë se për shkak të specifikave të tyre te theksuara. Por paraprakisht, para se të regjistrohen në Qendrën Burimore ata duhet të vlerësohen nga ekipi vlerësues komunal, pra ekipi pedagogjik që është atje; ai e vlerëson në se ai nxënës është për Qendrën Burimore. Në momentin që bëhet ky vlerësim atëherë ne e pranojmë, dhe fillimisht është një periudhë tre mujore observuese apo vëzhguese të cilën e bëjmë me secilin nxënës që regjistrohet së pari. Pastaj përcaktohen aftësitë apo objektivat të cilat duhet të punohen me atë nxënës më tutje, edhe vlerësohet nëse është për lëndë te individualizuara apo për mësimin sipas fushave dhe aktiviteteve”- tha ai.

Labinot Dervishaj tha se puna me këtë kategori fëmijësh është gjithmonë e veçantë.

Është kënaqësi me punua me këtë kategori, thotë Dervishaj

“Vlerësoj dhe konstatoj se është kënaqësi dhe disfatksion me punua me këtë kategori të fëmijëve sepse qoftë edhe një rezultat minimal nëse e arrijmë ata fëmijë, është shpresëdhënës dhe konsiderohet i madh, qoftë vetëm për punën tonë apo rezultatin që ia prezantojmë prindërve”, potencoi Dervishaj.

Ai tha se në kuadër të Qendrës Burimore “Nëna Terezë” janë themeluara edhe ekipet mobile profesionale.

Psikologu, ndër të tjera, tregon se ritmi i mësimit tek shkollat e mesme në këtë qendër është më i shpejtë dhe më dinamik.

Ritmi i mësimit tek shkollat e mesme në këtë qendër është më i shpejtë, tha Dervishi

“Ndërsa te shkollat e mesme (10-11-12) është puna më dinamike sepse janë në një nivel pak më të avancuar në potencialin e tyre të arritjeve, falë punës së bërë në qendër, dhe ata vazhdimisht janë të angazhuar edhe në aspektin profesional, qoftë me mjetet e zdrukthëtarisë apo të rrobaqepësisë, themi më shumë tek këto sepse janë më të avancuara mjetet, por edhe me punë kreative dhe punë dore” – tha Dervishaj.

Labinot Dervishaj përfundoi duke thënë se nxënësit e Qendrës Burimore janë kategoria më e sinqertë e fëmijëve.

Me punën e përkushtuar të stafit dhe mbështetjen e ekipeve profesionale, Qendra Burimore “Nëna Terezë” vazhdon t’u ofrojë fëmijëve me nevoja të veçanta mundësi për zhvillim, mësim dhe përparim, duke i ndihmuar ata të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gaza e varrosur nen rrenoja 68 milione tone inerte rindertimi 50 miliarde dollare 696bafe600f58
Lajmi i mëparshëm

Gaza “e varrosur” nën rrënoja, 68 milionë tonë inerte, rindërtimi 50 miliardë dollarë

e mbaja ne krah flori rrefen endrren qe e shokoi 696bb63266977
Lajmi i radhës

“E mbaja në krah…”/ Flori rrëfen ëndrrën që e shokoi

Të fundit nga

ShkoLartë