arrihet marreveshja izrael hamas shperthen festa ne gaza dhe tel aviv 68e7c2055db1d

Arrihet marrëveshja Izrael-Hamas, shpërthen festa në Gaza dhe Tel Aviv

October 9, 2025
1 minut lexim

Pengjet izraelite mund të lirohen që të dielën, sipas planit të Donald Trump për fundin e luftës në Gaza, dhe ushtria izraelite do të kompletojë pjesën e parë të një tërheqje të pjesshme nga enklava brenda 24 orëve pas firmosjes së marrëveshjes.



Kështu pretendon një burim i afërt me çështjen, pasi presidenti amerikan Donald Trump dha lajmin se Hamas dhe Izraeli ishin dakordësuar për fazën e parë të marrëveshjes. Ajo pritet të miratohet nga kabineti i sigurisë dhe qeveria izraelite në një mbledhje të parashikuar më vonë gjatë ditës.

Sipas planit, 250 të burgosur palestinezë dhe 1700 qytetarë të Gazës të burgosur qëkur Izraeli nisi luftën, do të lirohen në fazën e parë. Po ashtu 400 kamionë me ndihma do të hyjnë çdo ditë në Gaza me numrin që pritet të rritet gradualisht në fazat e mëvonshme.

Izraelitët dhe palestinezët shpërthyen në festë pasi Trump njoftoi se armëpushimi dhe ujdia për lirimin e pengjeve ishte arritur. Megjithatë sulmet izraelite në tre prej periferive të qytetit të Gazës kanë vijuar përgjatë natës dhe në orët e para të se enjtes. Kolona tymi u panë të ngriheshin në kufirin mes Izraelit dhe Gazës në orët e para të së enjtes por dëshmitarët thanëse nuk ka raportime për viktima.

Zhvillimi pozitiv, erdhi një ditë pas përvjetorit të dytë të luftës, dhe u arrit pas bisedimeve indirekte mes Hamasit dhe Izraelit në Egjipt. Por me gjithë entuziazmin për marrëveshjen lidhur me fazën e parë të planit me 20 pika të Trump, pjesa tjetër e tij do të jetë më e vështire për tu implementuar.

Pikat më të kontestuara nga Hamas janë çarmatosja dhe heqja dorë nga roli qeverisës në Gaza, ndërsa Izraeli ka kundërshtuar dorëzimin e Gazës tek Autoriteti Palestinez.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjykata kushtetuese pezullon dekretin e presidentit per zgjedhjet 68e7c0d2d874f
Lajmi i mëparshëm

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit për zgjedhjet

psikopatia lidhet me nje prirje me te larte per marredhenie intime rastesore pa perfshirje emocionale 68e7c4133180f
Lajmi i radhës

Psikopatia lidhet me një prirje më të lartë për marrëdhënie intime rastësore pa përfshirje emocionale

Të fundit nga

ShkoLartë