arrihet marreveshja edon zhegrova pranon transferimin drejt gjiganteve te europes mungon vetem akordi mes klubeve 68b43635491e0

Arrihet marrëveshja! Edon Zhegrova pranon transferimin drejt gjigantëve të Europës, mungon vetëm akordi mes klubeve

August 31, 2025
1 minut lexim

Edon Zhegrova është shumë pranë një transferimi të bujshëm në Serie A.

Sulmuesi anësor i Kosovës ka arritur marrëveshje personale me Juventusin, ndërkohë që tratativat janë ende në vijim mes klubit torinez dhe Lille për gjetjen e akordit përfundimtar.

Por interesimi për Zhegrovën nuk ka ardhur vetëm nga Italia. Olympique Marseille ka tentuar më herët të sigurojë shërbimet e tij, por Lille ka refuzuar ofertën e klubit francez, duke preferuar të negociojë me Juventusin.

Nga Italia raportojnë se realizimi i transferimit varet aktualisht nga e ardhmja e Nico González, i cili është në bisedime për t’u larguar nga Juventusi drejt Atlético Madrid. Spanjollët janë të interesuar, por ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare, ndërsa pritet dhe miratimi i regjistrimit të lojtarit nga La Liga.

Zhegrova, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij në Ligue 1, shihet nga Juventusi si përforcim ideal për krahun e djathtë të sulmit.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kalifati tani ndodhet ne afrike 68b4357a5c07f
Lajmi i mëparshëm

Kalifati tani ndodhet në Afrikë

18 palestineze te vrare ne sulmet izraelite ne gaza netanyahu paralajmeron ofensive te ashper kunder hamasit kabineti e mori vendimin 68b4372b9f43a
Lajmi i radhës

18 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit: Kabineti e mori vendimin

Të fundit nga

ShkoLartë