Protesta e 110-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është mbyllur mbrëmjen e sotme te Komisariati Nr. 1, ku qytetarët qëndruan në mbështetje të protestuesve të arrestuar gjatë tubimit para Parlamentit.
Pas marshimit nëpër Tiranë, protestuesit u ndalën para komisariatit, ku vijuan thirrjet për lirimin e personave të ndaluar.
“Arrestoni Ramën!”, “Dorëheqje!” dhe “Lironi çunat!”, ishin disa prej thirrjeve të përsëritura nga qytetarët gjatë qëndrimit para godinës.
Protestuesit u shprehën të vendosur për të vijuar qëndresën, ndërsa kërkuan lirimin e personave të arrestuar gjatë protestës së sotme.
Burimi: botasot.info


