arrestohet shtetasi amerikan ne rmv ne dergesa postare u gjeten kokaine metamfetamine dhe ekstazi 6a2d2be23ca89

Arrestohet shtetasi amerikan në RMV: Në dërgesa postare u gjetën kokainë, metamfetaminë dhe ekstazi

June 13, 2026
1 minut lexim

Administrata Doganore e Maqedonisë së Veriut ka parandaluar një tentativë kontrabande droge, ndërsa është arrestuar një shtetas amerikan i dyshuar se ka tentuar të fusë në vend kokainë, ekstazi dhe metamfetaminë përmes dërgesave postare të ardhura nga Franca.

Sipas informacioneve zyrtare, dërgesat ishin adresuar te i dyshuari me inicialet J.E. dhe kishin mbërritur në Qendrën Postare. Gjatë kontrollit rutinë me skaner, zyrtarët doganorë kanë vërejtur përmbajtje të dyshimtë, pas së cilës janë angazhuar njësi shtesë dhe qeni zyrtar për zbulimin e drogës.

Pas kontrollit të detajuar është konstatuar se në katër dërgesa të ndara ishin fshehur gjithsej rreth 20 gramë MDMA (ekstazi), 12.5 gramë metamfetaminë dhe 8 gramë kokainë.

I dyshuari është arrestuar me urdhër të prokurorit publik në momentin kur po i merrte dërgesat. Më pas është kryer edhe kontroll në banesën e tij, ku janë gjetur sende të tjera të dyshimta, përfshirë shishe qelqi me materie bimore, pajisje për konsumim dhe ampula testosteroni.

Të gjitha substancat e gjetura janë sekuestruar dhe janë dërguar për ekspertizë, ndërsa ndaj personit do të ngrihet kallëzim penal.

Institucionet kompetente vazhdojnë hetimet për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një rrjet më të gjerë të tregtisë së paligjshme me narkotikë.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trudeau ne tribune me katy perry rrjetet sociale shperthejne me kritika 6a2d293c937a6
Lajmi i mëparshëm

Trudeau në tribunë me Katy Perry, rrjetet sociale shpërthejnë me kritika

dy banore te sarajit u arrestuan pasi ne veturen e tyre u gjeten pushke per gjueti 6a2d2d2db575c
Lajmi i radhës

Dy banorë të Sarajit u arrestuan pasi në veturën e tyre u gjetën pushkë për gjueti

Të fundit nga

ShkoLartë