arrestohet nje i dyshuar per mashtrim prej mbi 88 000 euro premtonte rrejshem trajtim jashte shtetit 69f47cac96276

Arrestohet një i dyshuar për mashtrim prej mbi 88.000 euro, premtonte rrejshëm trajtim jashtë shtetit

May 1, 2026
1 minut lexim
Screenshot 1 1

Një 44-vjeçar nga Prilepi është arrestuar nën dyshimet për mashtrim në vlerë prej mbi 88 mijë eurosh, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Sipas policisë, dje (30.04.2026), në Pikën Kufitare Tabanoc është privuar nga liria personi me inicialet B.K. (44). Arrestimi erdhi pas hetimeve të zhvilluara nga Departamenti i Policisë Kriminalistike, në koordinim me SPB Strumicë – Njësia Policore në Vallandovë.

Nga të dhënat paraprake, i dyshuari në periudhën nga korriku deri në nëntor të vitit 2025 ka mashtruar një banor të Vallandovës, duke i premtuar në mënyrë të rreme organizimin e trajtimit mjekësor jashtë shtetit për bashkëshorten e tij.

Duke u bazuar në këto pretendime, viktima në disa raste ka paguar gjithsej rreth 88.300 euro (mbi 5.5 milionë denarë). Sipas informacioneve, bashkëshortja e të dëmtuarit ndërkohë kishte ndërruar jetë.

I dyshuari është nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Gjevgjeli, ku ndaj tij është caktuar masë kujdesi.

MPB njoftoi se hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijim.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mucunski nga zagrebi evropa duhet te beje nje hap perpara drejt zgjerimit 69f47b619f449
Lajmi i mëparshëm

Mucunski nga Zagrebi: Evropa duhet të bëjë një hap përpara drejt zgjerimit

Të fundit nga

Alessandra Ambrosio mahnit me bikini në Bali

Alessandra Ambrosio ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me paraqitjen e saj të fundit gjatë pushimeve në Bali, ku u shfaq me bikini shumëngjyrëshe dhe stil të relaksuar në plazh. Supermodelja 45-vjeçare
ShkoLartë