arrestohet ne flagrance ish drejtori i aku se durres 69a420944eaae

Arrestohet në flagrancë ish-drejtori i AKU-së Durrës

March 1, 2026
1 minut lexim

Këtë të diel është arrestuar në flagrancë ish-drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për Qarkun e Durrësit.

Në pranga i vu Elton Varaku, 41-vjeç, banues në Shijak.

Sipas policisë, Varku u arrestua pasi në ambientet e AKU-së ka shkatërruar objekte të ndryshme pune. Gjithashtu ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj punonjësve të institucionit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 41-vjeç, banues në Shijak, ish-Drejtor i AKU-së Durrës, pasi në ambientet e AKU-së ka shkatërruar objekte të ndryshme pune. Gjithashtu ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj punonjësve të institucionit”,-thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

emiratet e bashkuara arabe nuk do te rrine duarkryq perballe sulmeve me raketa iraniane 69a41fcba0869
Lajmi i mëparshëm

Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të “rrinë duarkryq” përballë sulmeve me raketa iraniane

angazhimi i fsk se ne gaza hap strategjik per forcimin e marredhenieve me shba ne 69a420af46c2e
Lajmi i radhës

Angazhimi i FSK-së në Gaza, hap strategjik për forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në

Të fundit nga

ShkoLartë