armepushimi rusi ukraine putini pranon ftesen e parisit gati per dialog me macronin 694887e630c3c

Armëpushimi Rusi-Ukrainë/ Putini pranon ftesën e Parisit: Gati për dialog me Macronin

December 22, 2025
1 minut lexim

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë për të rifilluar dialogun me presidentin francez Emmanuel Macron, në një moment delikat për negociatat mbi luftën në Ukrainë dhe rolin e Evropës në procesin e paqes.

Deklarata erdhi nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pasi Macron tha se, nëse ndërmjetësimi amerikan dështon, evropianët duhet të flasin drejtpërdrejt me Moskën. “Putin është gati për dialog”, tha Peskov, duke konfirmuar se presidenti rus është i hapur për një bisedë me homologun francez.

Reagimi i Moskës ka ndryshuar shpejt klimën diplomatike, në një kohë kur po zbehet ideja e një takimi trepalësh mes SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës. Edhe Pallati Elize ka konfirmuar se “tani që perspektiva e një armëpushimi dhe negociatave për paqe po bëhet më e qartë, është e dobishme të flitet sërish me Putinin”.

Parisi nuk ka dhënë ende një datë konkrete për takimin, por ka bërë të ditur se kushtet e dialogut do të përcaktohen në ditët në vijim, duke lënë të hapur edhe mundësinë e një takimi ballë për ballë.

Kjo lëvizje e Macron shihet si një përpjekje për ta rikthyer Francën në qendër të diplomacisë evropiane mbi Ukrainën, në një moment kur Gjermania ka shtuar aktivizmin e saj dhe kur BE-ja kërkon të ketë një rol më të fortë në negociata. Në prapavijë qëndron edhe faktori Donald Trump, me frikën se një dialog i drejtuar vetëm nga Uashingtoni mund të anashkalojë interesat evropiane.

Megjithatë, iniciativa e Macron është pritur me heshtje nga pjesa më e madhe e liderëve evropianë, ndërsa ekziston rreziku që një dialog i drejtpërdrejtë Paris–Moskë të krijojë ndarje brenda BE-së. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk i ka kundërshtuar publikisht përpjekjet diplomatike, por mbetet e paqartë nëse ky hap do të sjellë rezultate konkrete.

Vetë Macron kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Putinin edhe korrikun e kaluar, të parën pas tre vitesh, por pa asnjë ndikim real në terrenin e luftës. Nëse dialogu i ri do të hapë rrugën drejt paqes, mbetet për t’u parë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nuk leshojme pe kurti takon loken xhemile gashi nga qyshku i pejes fjalet e saj slogan i yni 6948861e6df24
Lajmi i mëparshëm

“Nuk lëshojmë pe”- Kurti takon loken Xhemile Gashi nga Qyshku i Pejës: Fjalët e saj, slogan i yni.

dua lipa mahnit me bikini leopard ndersa shijon pushimet me te fejuarin callum turner 69488e31d3471
Lajmi i radhës

Dua Lipa mahnit me bikini leopard, ndërsa shijon pushimet me të fejuarin Callum Turner

Të fundit nga

ShkoLartë