armata amerikane drejt iranit trump nis uss abraham lincoln ne gjirin persik 697360bdaefa2

“Armata” amerikane drejt Iranit, Trump nis USS Abraham Lincoln në Gjirin Persik

January 23, 2026
1 minut lexim

Donald Trump e paralajmëroi Iranin se Shtetet e Bashkuara janë duke vëzhguar çdo lëvizje të tij, dhe njoftoi se një flotë amerikane po lëviz drejt Republikës Islamike.

Pohimi i tij vjen në vazhdën e protestave të dhunshme dhe kërcënimeve të shefit të Shtëpisë së Bardhë se do të sulmojë, nëse sulmohen tubuesit e pafajshëm. Duke folur për gazetarët në Air Force One gjatë kthimit nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Trump përsëriti se, “Irani po mbahet në lupë”, e foli për anije ushtarake që po shkojnë drejt rajonit, për t`u angazhuar në rast nevoje.

“Kemi një flotilje të madhe që shkon në atë drejtim. Do të shohim se çfarë ndodh. Kemi një forcë të madhe që shkon drejt Iranit. Unë do të preferoja të mos ndodhte gjë, por ne po i vëzhgojmë nga afër.”

Duket se ka pasur në fakt një sërë lëvizjesh të fundit ushtarake që mbështesin pretendimet e tij për vëzhgimin e regjimit të ajatollahëve, duke përfshirë mbërritjen e avionëve amerikane F-15 Strike Eagles në Jordani si pjesë e një përgatitjeje më të gjerë strategjike që parashikon edhe zhvendosjen e  të Grupit të Sulmit të aeroplanmbajtësest USS Abraham Lincoln. Kjo forcë detare, e pajisur me avionë bombardues, është duke lëvizur aktualisht nga Deti i Kinës Jugore drejt Gjirit Persik.

Trump e theksoi se do të dëshironte shumë që situata të mos përshkallëzohej në konflikt, por e konfirmoi se disa kapacitete të rëndësishme ushtarake amerikane janë dërguar drejt Lindjes së Mesme. Sipas tij, dërgimi i forcave është një masë paralajmëruese e shërben edhe si demonstrim force, pavarësisht se e nënvizoi që nuk dëshiron të përdorë ushtrinë në konflikt, përveç rastit kur kjo gjë bëhet e domosdoshme.

 


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

skandal ne ekran vjose dhe ti leke publicisti kritikon gjuhen e grida dumes 69735ede00118
Lajmi i mëparshëm

Skandal në ekran: ‘Vjosë!’ dhe ‘Ti Lekë! Publicisti kritikon gjuhën e Grida Dumës

komuna e prishtines arsimi prioritet strategjik per zhvillimin e kryeqytetit 697365e70fb5b
Lajmi i radhës

​Komuna e Prishtinës: Arsimi prioritet strategjik për zhvillimin e kryeqytetit

Të fundit nga

ShkoLartë