armando broja i jep fund pritjes vjen prezantimi ne klubin e ri do jap gjithcka nga vetja 6896364a051d9

Armando Broja i jep fund pritjes, vjen prezantimi në klubin e ri: Do jap gjithçka nga vetja

August 8, 2025
1 minut lexim

Armando Broja është një futbollist i ri i Bërnlit. Klubi i Premier Ligës ka bërë të ditur transferimin përfundimtar të sulmuesit nga radhët e Çelsit, por pa shpjeguar detajet financiare të marrëveshjes.

Broja ka firmosur për 5 vite me klubin e sapongjitur në Premier Ligë dhe pritet të ketë minutat që i kanë munguar në vitet e fundit në eksperiencat e tjera në huazim në skuadra të ndryshme.

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu si një futbollist i Bërnlit. Është një periudhë me të vërtetë pozitive për t’u bashkuar me këtë klub përpara fillimit të sezonit të ri të Premier Ligës. Mezi pres të filloj! Ndihem mirë, jam gati dhe jam i emocionuar për sfidën e të luajturit për këtë klub.

Që tani mund ta ndiej mbështetjen nga tifozët e Bërnlit. Mund t’ju them të gjithëve se do të jap gjithçka nga vetja sa herë që vesh këtë fanellë të famshme”, tha Broja pas firmës në kontratë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga pronari i hotelit te personi qe i conte ushqimin dhe berberi personal jepen sot masat per bashkepunetoret e flodian plakut 6896360e0362d
Lajmi i mëparshëm

Nga pronari i hotelit, te personi që i çonte ushqimin dhe berberi personal/ Jepen sot masat për bashkëpunëtorët e Flodian Plakut

keto jane pritjet aktuale ne pikat e kalimit kufitar 6896364d118bf
Lajmi i radhës

​Këto janë pritjet aktuale në pikat e kalimit kufitar

Të fundit nga

ShkoLartë