arizona njeh zyrtarisht 17 shkurtin si diten e pavaresise se kosoves 6991e3f8cc4ea

Arizona njeh zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës

February 15, 2026
1 minut lexim

Ambasada e Kosovës në Uashington ka njoftuar se shteti i Arizonas, ka njohur zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

“Faleminderit Guvernatores Katie Hobbs për njohjen zyrtare të 17 shkurtit si Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Arizona”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Guvernatores theksohet se “Shteti i Arizonës është i nderuar të qëndrojë pranë shqiptaro-amerikanëve në mbarë shtetin për të përkujtuar 17 shkurtin 2008 si Ditën e Pavarësisë së Kosovës”.

Dokumenti rikujton se “më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës shpalli zyrtarisht pavarësinë në Prishtinë”, duke e cilësuar këtë moment si një hap historik të mbështetur në “parimet e sovranitetit dhe vetëvendosjes”.

Po ashtu, lerësohet kontributi i komunitetit shqiptaro-amerikan, ku thuhet se “shqiptaro-amerikanët vazhdojnë të formësojnë strukturën e larmishme shoqërore dhe ekonomike të Arizonës”.

Në përfundim, Guvernatorja Hobbs shpall zyrtarisht 17 shkurtin 2026 si “Dita e Pavarësisë së Kosovës në Arizona”, duke e njohur këtë datë në nivel shtetëror dhe duke riafirmuar mbështetjen për vlerat e lirisë dhe pavarësisë

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

te marten reshje shiu me intensitet dhe debore 6991e3f5156ca
Lajmi i mëparshëm

Të martën, reshje shiu me intensitet dhe dëborë

mexhiti po vendosim kontejnere nentokesor ne cair komuna po merr pamje te re 69920b623cfdc
Lajmi i radhës

Mexhiti: Po vendosim kontejnerë nëntokësor në Çair, komuna po merr pamje të re

Të fundit nga

ShkoLartë