arijanet muric pritet te largohet nga ipswich 686e7120129ae

Arijanet Muriç pritet të largohet nga Ipswich

July 9, 2025
1 minut lexim

Arijanet Muriç pritet të largohet nga Ipswich Town gjatë kësaj vere.

Pasi klubi anglez nuk arriti të mbijetonte në Premierligë, përfaqësuesi kosovar po e mendon largimin.

Dhe, interesimi për portierin shqiptar nga Mali i Zi nuk po mungon.

Për këtë siguron gazetari sportiv, Dominik Schneider.

Sipas tij, portierin shtatlartë e pëlqejnë në Itali e në Francë.

Më saktësisht, në Serie A interesim për Muriç ka shfaqur Sassuolo, e cila thuhet se i ka bërë ofertë Ipswichit për gjigantin e portës, ndonëse për momentin nuk ka marrëveshje.

Ndërkohë, interesim për portierin e Kosovës ka shprehur edhe Monaco nga Ligur 1.

Muriç është i hapur t’i dëgjojë ofertat për t’u larguar nga Ipswichi, ndonëse ka kontratë me këtë klub deri në vitin 2028.

Aro i ishte bashkuar këtij klubi në verën e vitit të kaluar nga Burnley

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hetimet per 21 janarin koncesionin e aeroportit te vlores dhe sistemin tims spak publikon regjistrin e transparences 686e70a8904df
Lajmi i mëparshëm

Hetimet për 21 janarin, koncesionin e aeroportit të Vlorës dhe sistemin TIMS, SPAK publikon regjistrin e transparencës

avokati i njerit polic heret te flitet per fajesi policet kryen punen 686e712328cee
Lajmi i radhës

Avokati i njërit polic: Herët të flitet për fajësi, policët kryen punën

Të fundit nga

ShkoLartë