ardhja e mergimtareve ne vendlindje maksuti remitancat vjetore 250 300 milione euro 6a78c330d6d08

Ardhja e mërgimtarëve në vendlindje, Maksuti: Remitancat vjetore 250-300 milionë euro

August 9, 2026
min lexim
Ali Maksuti

Ardhja e mërgimtarëve gjatë muajve të verës vazhdon të jetë një nga burimet e rëndësishme të të ardhurave për ekonominë e Tetovës dhe zonave përreth. Shpenzimet e diasporës ndikojnë drejtpërdrejt në konsum, bizneset lokale dhe sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Sipas ekonomistit Ali Maksuti, vetëm gjatë sezonit veror në vend hyjnë qindra miliona euro nga remitancat e mërgimtarëve, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve përfundon në konsum dhe në bizneset lokale.

“Çdo vit të hyrat, apo remitancat vjetore, llogariten nga 250 deri në 300 milionë euro. Këto janë të hyra që vijnë nga mërgimtarët gjatë verës, por ata dërgojnë mjete edhe gjatë gjithë vitit për familjet e tyre. Kjo shumë është neto. Kam thënë edhe më herët se këto remitanca duhet të kanalizohen në investime kapitale, sepse kanë ndikim në sektorë të ndryshëm, por kryesisht në mënyrë të tërthortë. Ato shkojnë më tepër në konsum dhe shumë më pak në patundshmëri. Ardhja e emigrantëve, si gjatë dimrit ashtu edhe gjatë verës, ndikon shumë dhe është një infuzion i mirë ekonomik dhe financiar për familjet që jetojnë këtu, sepse mjetet që shpenzojnë këtu janë kryesisht për konsum”, u shpreh ekonomisti Ali Maksuti.

Rritja e konsumit gjatë sezonit të mërgimtarëve është ndjerë edhe në bizneset e Tetovës. Ndër sektorët që tradicionalisht përfitojnë më shumë nga ardhja e diasporës janë argjendaritë, tekstili, veshmbathjet dhe gastronomia.

Përveç numrit më të madh të blerësve, këtë vit në qarkullimin e argjendarive ka ndikuar edhe lëvizja e çmimit të arit, thotë Mensur Arifi, kryetar i Odës së Zejtarëve të Tetovës.

“Sivjet ka pasur më shumë mërgimtarë dhe ka pasur më shumë lëvizje. Ka pasur edhe ndryshim të çmimit të arit, i cili nga 154.000 ka zbritur në 112.000 euro, dhe kjo ka pasur ndikim në shitjet tona. Si sezon, është njësoj si gjithmonë, por kur çmimi i arit bie, fitimi është më i mirë dhe kjo është ajo që sivjet na ndihmon neve”, deklaroi Mensur Arifi, kryetar i Odës së Zejtarëve të Tetovës.

Ndikimi i ardhjes së mërgimtarëve nuk kufizohet vetëm te argjendaritë. Rritje të aktivitetit gjatë kësaj periudhe kanë shënuar edhe bizneset e tekstilit dhe veshmbathjeve, ku pronarët thonë se numri i klientëve është rritur ndjeshëm.

“Ka pasur shumë mërgimtarë dhe për momentin është mirë, sepse me ardhjen e tyre gjithmonë shtohet puna. Është mirë, super”, tha një pronar butiku në Tetovë.

Efekti ekonomik i diasporës është ndjerë edhe në sektorin e gastronomisë, veçanërisht në organizimet familjare. Restorantet që organizojnë dasma dhe ahengje kanë pasur një numër më të madh rezervimesh gjatë kësaj vere.

Shpenzimet e mërgimtarëve kanë gjallëruar kështu një pjesë të konsiderueshme të ekonomisë lokale, duke rritur qarkullimin në dyqane, restorante, argjendari, butiqe dhe biznese të tjera.

Ekonomistët vlerësojnë se sfida kryesore mbetet kanalizimi i një pjese të remitancave nga konsumi drejt investimeve, në mënyrë që ndikimi i diasporës në ekonominë vendore të jetë më afatgjatë. përcjell Zhurnal.mk .

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aktorja e harry potter thote se onlyfans i shpetoi jeten 6a78bf3ed1402
Lajmi i mëparshëm

Aktorja e “Harry Potter” thotë se OnlyFans i shpëtoi jetën

pacolli nderkombetaret te reagojne ndaj deklarates se vuciqit kosova do te mbroje resurset e ujore 6a78d9bb4262e
Lajmi i radhës

​Pacolli: Ndërkombëtarët të reagojnë ndaj deklaratës së Vuçiqit, Kosova do të mbrojë resurset e ujore

Të fundit nga

Protesta në Tiranë shënon ditën e 93-të

Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 93-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë. Tubimi nisi fillimisht në sheshin

Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore
ShkoLartë