ardhja e bashkatdhetareve zgjatet orari i sherbimeve komunale 68742fa4030a9

Ardhja e bashkatdhetarëve, zgjatet orari i shërbimeve komunale

July 14, 2025
1 minut lexim

Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin e punës për disa shërbime komunale si: pajisja me dokumente për gjendjen civile, certifikatën e lindjes, martesës etj.

Nga data 8 korrik, orari i shërbimeve komunale do të zgjatet deri në ora 17:00, në vend të orarit të deritanishëm 08:00–16:00.

Ky ndryshim është ndërmarrë për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve nga diaspora.

Njëri prej tyre është edhe Artan Ramadani, bashkatdhetar nga Gjermania, i cili e vlerëson vendimin, por sugjeron një zgjatje edhe më të madhe të orarit.

“Mirë kishte qenë që ky orar të zgjatej deri në orën 18:00. Nuk ka rëndësi vetëm zgjatja, por edhe që puna të jetë efektive. Pauzat nuk duhet të zgjaten”, deklaroi Ramadani, bashkatdhetar nga Gjermania.

“Kishte qenë më mirë me u zgjatë, por edhe kështu është shumë mirë”, tha ndërkaq një tjetër qytetar.

“Orari i ri i zgjatur përfshin këto sportele: Komuna e Vjetër, Qendra për Shërbime me Qytetarë, Gjendja Civile, Komuna e Re dhe Bashkësia Lokale – Lagjja e Muhaxherëve”

Sipas komunës, kjo masë është ndërmarrë për të siguruar lëshimin e të gjitha dokumenteve të nevojshme dhe për të lehtësuar pajisjen me dokumente gjatë sezonit veror. Një praktikë e ngjashme është aplikuar edhe në Komunën e Vushtrrisë, ku shërbimet komunale do të ofrohen edhe të shtunave, nga ora 09:00 deri në 14:00.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

fe kerkon nga prokuroria procedure kunder pushtetit vlen bdi eshte ajo qe e ka pranuar metodologjine e regjistrimit 6862d3649a5be
Lajmi i mëparshëm

BDI: Pushteti pa legjitimitet ka kaluar vijat e kuqe, populli do të flas në zgjedhjet e tetorit

pushime luksoze ne greqi kylie jenner shkelqen me bikini plot stil ne jaht 687430947c3bb
Lajmi i radhës

Pushime Luksoze në Greqi: Kylie Jenner shkëlqen me bikini plot stil në Jaht

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë