arbnor morina ka qene i fuqishem ndaj partizanit te beogradit ja nje detaj tjeter 6866a43299e11

Arbnor Morina ka qenë i fuqishëm ndaj Partizanit të Beogradit, ja një detaj tjetër 

July 3, 2025
1 minut lexim

Arbnor Morina luajti me sukses në përballje me Partizanin e Beogradit, në ndeshjen  e 13 prillit të vitit 1986.

Ndeshja me Partizanin ka pas rekord spektatorësh, rreth 40 mijë veta në stadiumin e Prishtinës.

Morina u paraqit me numër 3 por shumë i fuqishëm përballë sulmit të Partizanit.

Prishtina e fitoi ndeshjen me rezultat 1:0 ndaj Partizanit me golin e futbollistit Fadil Muriqi, i cili nga gjuajtja e lirë mbi 25 metra e la të shtangur portierin Fahrudin Omeroviq, ku topi u fut në këndin e poshtëm të djathtë.

Cila ishte e veçanta e Morinës?

Është kapiteni i fundit i Prishtinës në ligën federative përkatësisht në. Ligën e Dytë ish jugosllave, ku Prishtina ngadhënjeu me 2:1 në Shkup ndaj Ballkan Stokokomercit (java e parë). Kjo ishte ndeshja e fundit e Prishtinës, nuk vazhduan garat më ish jugosllavët, duke kaluar në Ligën e Pavarur të Kosovës.
  
13 PRILL, 1986 

PRISHTINA – PARTIZANI 1:0 

Stadiumi i Prishtinës.
Shikues: 40.000.
Gjyqtar kryesor Stjepan Glavina (Klisi), Salem Proliq (Sarajeva) e Zdravko Uvodiq (Klisi),
Kartona të verdhë: Morina, Rama – Varga, Vermezoviq.
Prishtina: Neshet Zhaveli 7, Xhevdet Muriqi 7, Arbnor Morina 7, Favzi Rama 7, Skënder Shengyli 7, Rifat Mehinoviq 7, Kujtim Shala 6 (Suad Koliq), Sahit Kelmendi 7, Fadil Vokrri 8, Fadil Muriqi 8 dhe Miodrag Çirkoviq 6 (Goran Popuvac).
Partizani; Omeroviq 7, Bajoviq 6, Rojeviq 7 Vermezoviq 7, Çapliq 6, Radanoviq 7, Gjelmash 6, Zhupiq 7, Varga 6, Stevanoviq 6 (Pantiq) dhe Vuçiqeviq 5 (Smajiq 7).

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident ne rrugen e arbrit plagoset shoferi i nje automjeti dhe pasagjeri ja si eshte gjendja e tyre 6866a3bbec6da
Lajmi i mëparshëm

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset shoferi i një automjeti dhe pasagjeri! Ja si është gjendja e tyre

rrezohet aktakuza ndaj sami kurteshit dhe driton caushit 6866a43597bbc
Lajmi i radhës

Rrëzohet aktakuza ndaj Sami Kurteshit dhe Driton Çaushit

Të fundit nga

Fabregasi po befason

Raportimet në Itali pretendojnë se Cesc Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flick te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Manchester City, dhe se ai ka pak gjasa

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë