arbitrazhi me bechettin rama ka ikur koha kur lloj lloj kriminelesh dhe legenash mund ti merrnin shqiperise cfare te donin 6aacd153cd4b4

Arbitrazhi me Bechettin, Rama: Ka ikur koha kur lloj-lloj kriminelësh dhe legenash mund t’i merrnin Shqipërisë çfarë të donin!

September 18, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvendit se Francesco Becchetti nuk ka marrë dhe nuk do të marrë asnjë lek nga shteti shqiptar, pavarësisht vendimit të arbitrazhit.

Gjatë fjalës së tij në seancën ku pritet të miratohet projektligji për pagat e magjistratëve, Rama tha se fondet e bllokuara të Albcontrol-it do të rikthehen në arkën e shtetit.

“Ju thatë që unë paskam thënë që nuk e njoh vendimin e arbitrazhit. Unë nuk kam thënë që nuk e njoh vendimin e arbitrazhit. Kam thënë që subjekti që e fitoi atë çështje do të marrë zero lekë nga shteti shqiptar. Dhe, pavarësisht se partia juaj u angazhua fuqimisht që t’u thoshte shqiptarëve se ai ndërkohë mori 100 milionë euro, unë dua t’ju informoj se jo vetëm që, deri në momentin që ne po flasim, ai ka marrë zero lekë nga shteti shqiptar, por ndërkohë, si shumë të tjerë që kapen pas Shqipërisë padrejtësisht, pastaj, për një arsye apo për një tjetër, nuk u shkon mbarë jeta.

Ai sot, që flasim, subjekti në fjalë, së bashku me një apo dy nga arbitrat përkatës, do të përballen me drejtësinë, i dashur. Dhe të jesh i sigurt se, më herët sesa vonë, të gjitha ato lekë që janë mbajtur padrejtësisht të ngrira, duke ia marrë Albcontrol-it, do të kthehen në arkën e shtetit shqiptar.

Kështu që unë nuk kam thënë që nuk e njoh vendimin e arbitrazhit. Unë kam thënë që koha kur lloj-lloj kriminelësh dhe lloj-lloj personash mund t’ia merrnin Shqipërisë çfarë të donin, ka ikur. Dhe ai do të marrë zero lekë nga shteti shqiptar. Këtë kam thënë unë”, u shpreh Rama.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cka mund te ndodhe me shtate figurat e uck se qe u permenden ne aktgjykimin e 16 shtatorit 6aacd0f2b8031
Lajmi i mëparshëm

Çka mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?

rusia dhe kina bllokojne rezoluten e shba se per iranin 6aacd1ca47945
Lajmi i radhës

Rusia dhe Kina bllokojnë rezolutën e SHBA-së për Iranin

Të fundit nga

ShkoLartë