arber veliaj del nga spak pas 5 oresh erdha vullnetarisht te sqaroj pozicionin tim 68a72115c2310

Arber Veliaj del nga SPAK pas 5 orësh: Erdha vullnetarisht të sqaroj pozicionin tim

August 21, 2025
1 minut lexim

Pas mbi pesë orësh në SPAK, Arbër Veliaj, vëllai i kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, u largua nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, ai theksoi se kishte shkuar me dëshirë për të bashkëpunuar me organin e drejtësisë.

“Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me institucionin”, tha Veliaj.

Kujtojmë se tre javë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi ankimimin e tij kundër kontrolleve të SPAK të kryera në dhjetor 2024, si në banesën e tij, ashtu edhe në ambientet e bizneseve që zotëron.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI 6 1
Lajmi i mëparshëm

Izet Mexhiti: Investimi në shkolla është investim në të ardhmen e fëmijëve tanë! (FOTO)

disa kushtojne mbi 20 milione 68a721796d8a8
Lajmi i radhës

Disa kushtojnë mbi 20 milionë

Të fundit nga

ShkoLartë