arber ademi ne si bdi punojna vec per shqiptaret 68c991d92d674

Arbër Ademi: Ne si BDI punojmë veç për shqiptarët

September 16, 2025
1 minut lexim

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka deklaruar se mes BDI-së dhe Levicës nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi, pas akuzave të kryeministrit Mickoski, se Levica ka nxjerrë kandidatë në disa komuna me shumicë shqiptare, me çka po tenton ta shpëtojë BDI-në. Sipas Ademit, VMRO çdoherë ka patur kandidat, e tani nuk ka në Strugë, Çair e Tetovë.

“A e parashtroni pyetjen se përse nuk ka kandidat. Pse nuk ka kandidat nga radhët e VMRO-së, ndërsa zotëri Mickoski i ka kandidatët e tij. Ai i ka imponuar kandidatët në VLEN, se kush do të del për kryetar komune në VLEN. Ai ka përcaktuar se kush do të del kandidat i pavarur në mënyrë që të ndodhë asimilimi politik i shqiptarëve, e që ai të vazhdojë edhe më tutje me revizionizëm të të drejtave kolektive të shqiptarëve”, deklaroi Ademi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mozzik blen ore ne vlere mbi nje milion euro ne postim e perfshine edhe atk ne 68c98db2d364b
Lajmi i mëparshëm

Mozzik blen orë në vlerë mbi një milion euro, në postim e përfshinë edhe ATK-në

IMG 9775
Lajmi i radhës

Kostovski: Atë që BDI nuk e bëri për 20 vjet në Luboten, ne e realizuam për vetëm 4 vite (FOTO)

Të fundit nga

ShkoLartë