Ish-deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, dr. Arben Ziberi, nip i kandidatit të parë shqiptar për kryeministër, Naser Ziberi, ka vendosur të vazhdojë angazhimin e tij politik përkrah Izet Mexhitit.
Familja Ziberi njihet si një familje me traditë intelektuale dhe ndikim të theksuar, veçanërisht në Shkup.
Ky zhvillim shihet si një dëshmi se pas fitores në zgjedhjet komunale, VLEN po konsolidohet edhe në rajonin e Shkupit, duke zgjeruar bazën e saj politike.
Dr. Arben Ziberi kujtohet si një nga deputetët më aktivë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe si një profesionist i suksesshëm në fushën e mjekësisë.
Ziberi nuk është rasti i vetëm, pasi së fundmi edhe kuadro të tjerë nga radhët e BDI-së kanë vendosur të largohen nga ky formacion politik.


