arbana osmani i reagon ori nebijajt pasi tha se ishte e zhgenjyer prej saj 6af0bbb02cffb

Arbana Osmani i reagon Ori Nebijajt pasi tha se ishte e zhgënjyer prej saj

November 8, 2026
1 minut lexim

Marrëdhënia mes moderatoreve Ori Nebiaj dhe Arbana Osmani është rikthyer në vëmendje pas një deklarate të drejtpërdrejtë në emisionin, “Goca dhe Gra”.

Gjatë një bisede me Jonida Maliqin, ajo u pyet për personazhet publikë që, sipas saj, janë ndryshe në ekran nga mënyra se si sillen në jetën e përditshme.

Në mesin e emrave përmendi edhe Arbanën, duke pranuar se ishte zhgënjyer prej saj.

“Një nga personazhet e medias që realisht për mua është tjetër gjë në ekran dhe është tjetër gjë si individ, është Arbana Osmani, që më ka zhgënjyer”, u shpreh moderatorja.

Pas kësaj deklarate, Arbana publikoi në Instagram një mesazh që tërhoqi vëmendjen: “Njoh njerëz që më mbajnë mëri për gjëra që ata vetë më kanë bërë mua”.

Edhe pse nuk përmendi emra, koha e publikimit bëri që ndjekësit ta interpretonin shprehjen si një përgjigje të mundshme ndaj deklaratës së Nebiajt.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që Ori flet publikisht për raportin me ish-kolegen.

Në një intervistë të mëparshme, Ori ka deklaruar se nuk flet me Arbanën.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prinderit e viktimave te zjarrit ne diskoteken puls kerkojne hetim parlamentar dhe pergjegjesi politike 6af0bbadc0caf
Lajmi i mëparshëm

Prindërit e viktimave të zjarrit në diskotekën “Puls” kërkojnë hetim parlamentar dhe përgjegjësi politike

Të fundit nga

ShkoLartë