arabet vazhdojne te interesohen e ardhmja e vini jr te reali e paqarte 6950de963f397

Arabët vazhdojnë të interesohen, e ardhmja e Vini Jr te Reali e paqartë

December 28, 2025
1 minut lexim

E ardhmja e yllit të Real Madridit, Vinicius Junior, po bëhet gjithnjë e më e paqartë, teksa interesi nga futbolli i Arabisë Saudite vazhdon të mbetet i fortë, raporton Mundo Deportivo.

Thashethemet për një largim të mundshëm u shfaqën për herë të parë dy vera më parë, ndërsa në fillim të vitit 2025 raportet sugjeruan se sulmuesi brazilian nuk e ka përjashtuar plotësisht një transferim drejt Lindjes së Mesme, nëse Real Madridi nuk arrin të përmbushë kërkesat e tij për rinovimin e kontratës.

Pavarësisht rolit të tij kyç në “Santiago Bernabeu”, ku vazhdon të jetë një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës, klubet saudite po e ndjekin me vëmendje situatën e tij.

Vinicius ka zgjedhur të mbetet i përqendruar në fushë dhe të shmangë komentet publike, por burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se ofertat tejet fitimprurëse nga Liga Profesionale Saudite mbeten ende në tryezë si një alternativë reale.

Me kontratën aktuale që e lidh me Real Madridin deri në vitin 2027, muajt në vijim pritet të jenë vendimtarë për të ardhmen e njërit prej talenteve më të mëdhenj të futbollit botëror. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

njihuni me surprizat e motit gjate kesaj te diele 6950de353c197
Lajmi i mëparshëm

Njihuni me “surprizat” e motit gjatë kësaj të diele!

astronomi i pare qe vezhgon planetin neptun 6950df6e73b75
Lajmi i radhës

Astronomi i parë që vëzhgon planetin Neptun

Të fundit nga

Astronomi i parë që vëzhgon planetin Neptun

Galileo Galileli më 28 dhjetor të vitit 1612, bëhet astronomi i parë që vëzhgon planetin Neptun, ndonëse ai gabimisht e quajti atë një yll të palëvizshëm. Për këtë arsye, Galileo nuk njihet
ShkoLartë