aprilia kercenon 688ddcc9a8c18

Aprilia kërcënon

August 2, 2025
min lexim

Botërori i Moto GP-së ka mbyllur pjesën e parë të sezonit dhe tashmë është në fazën e pushimeve, për tu rikthyer në mesin e gushtit në Austri, nga ku do të nisë edhe gjysma e dytë e kampionatit.Një edicion që deri në këtë pikë të sezonit është karakterizuar nga dominimi absolut i Mark Markezit, por eventet e fundit kanë treguar një rritje të ndjeshme edhe të skuadrës Aprilia, siç ishte edhe gara e Çekisë.

Në Brno, Marko Bexeki e mbylli në vend të dytë, duke e vendosur në vështirësi Markezin. Piloti italian kryesoi disa xhiro derisa lideri i Moto GP-së e kaloi atë dhe shkoi drejt fitores së tij të 19-të të vitit, nga 24 të mundshme (numëron 8 fitore në gara dhe 11 në Sprint në 12 eventet e sezonit).

Megjithatë rritja e Aprilias është e dukshme, ku përveç Bexekit, tani është edhe Horge Martin, i cili shkëlqeu në rikthimin e tij në pistë, pas një sezoni të kaluar në bokse për shkak të dëmtimit. Paraqitja e kampionit në fuqi të botës i jep shpresë skuadrës se “Martinator”-i do të bëhet një nga protagonistët e padiskutueshëm në 10 eventet e mbetura deri në fund të kampionatit. Nga ana tjetër edhe Raul Fernandez u dallua në Brno me motorin “Trackhouse” të markës Aprilia. Për të gjitha këto arsye, prodhuesi italian beson dhe ëndërron përmbysjen e liderit aktual të kampionatit në të ardhmen e afërt.

Tani për tani, Dukati mbetet në një tjetër nivel, por e vërteta është se Aprilia ka potencial të mjaftueshëm për ta sfiduar seriozisht “Desmosedici GP25”. Ekipi Noale ka një “motor që mund të fitojë”, siç e pohoi edhe Masimo Rivola, drejtori sportiv i italianëve, pas fitores së Bexekit në Silverston. Dhe ajo që u duhet është që Horge Martin t’i lërë pas dëmtimet dhe dëshirën e tij për të braktisur skuadrën, në mënyrë që të kenë një formacion pothuajse aq të fuqishëm si ai i Dukatit zyrtar.

ARSYET PËR OPTIMIZËM CEO i Aprilias beson se ekipi i tij mund t’i japë fund monologut të Mark Markezit në kampionat. “Nëse po luftojmë kundër një piloti që drejton një Dukati që dukej i pamposhtur, jam i bindur se mund ta mposhtim edhe atë. Sidomos në pista të caktuara. Një garë kyçe padyshim do të jetë Austria. Edhe pse nuk është një nga pistat tona të preferuara, duke parë se si po drejton Bexeki dhe si përshtatet me motorin dhe qarqet e ndryshme, mund të jem vetëm optimist”, deklaron Masimo Rivola në një bisedë me “Sky Sport”, mesazhi i të cilit kishte një bazë të fortë. Nuk ishte vetëm në Brno që ia vështirësuan gjërat dominuesit spanjoll.

Më parë, Bexeki e mposhti tetë herë kampionin botës në tokën britanike dhe e bëri gjithashtu të vuante edhe në Asen.

Pra nuk është aspak befasi që Bexeki është i katërti në renditjen e përgjithshme me 156 pikë, si piloti i parë pa një motor Dukati. Kështu që ambiciet janë të lartë në radhët e Aprilias: “Ne donim të kishim dy pilotë të shkëlqyer në mënyrë që të rriteshim sa më shumë të ishte e mundur. Mezi pres gjysmën e dytë të sezonit, sepse mendoj se jemi në një nivel të mirë nga pikëpamja teknike.

Pres me padurim të menaxhoj problemin e të pasurit dy pilotë të shkëlqyer në të njëjtën skuadër. Bexeki tregoi forcë të madhe gjatë gjithë kohës që Horge mungonte dhe tani Martin vetëm do të rritet. E shikoj shumë të lumtur me ndjesinë në motor dhe jam i sigurt se ai vetëm do të përmirësohet”,

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vrasja e anesti rames ne frasher prokuroria e fierit procedon penalisht per 2 vepra penale vajzen shokun e saj ndhe bashkeshorten e viktimes 688ddc8d138db
Lajmi i mëparshëm

Vrasja e Anesti Ramës në Frashër, prokuroria e Fierit procedon penalisht për 2 vepra penale vajzën, shokun e saj ndhe bashkëshorten e viktimës

fsk perfundon trajnimin kursi i avancuar per lider 688ddccc8b756
Lajmi i radhës

FSK përfundon trajnimin “Kursi i Avancuar për Lider”

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë