Apple vendos të ofrojë komunikimin satelitor falas edhe për një vit tjetër

Ditën e Mërkure Apple tha se përdoruesit e iPhone 14 do të përfitojnë edhe 1 vit tjetër falas të shërbimit të komunikimit satelitor për emergjencat.

Quajtur “Emergency SOS”, përdoruesit mund të dërgojnë mesazh me tekst tek shërbimet e emergjencave edhe nëse janë jashtë një mbulimi Wi-Fi dhe celular.

Është një funksionalitet mjaft i dobishëm në rastet kur përdoruesit bëjnë hiking dhe kanë një emergjencë por që ju mungon akses në internet apo komunikim të çdo lloj forme tjetër.

Apple kishte vendosur të tarifonte për shërbimin por zgjodhi ta shtyjë edhe me një vit ndërsa nuk ka treguar sesa do të kushtojë.

Ndërkaq Qualcomm nga ana tjetër i dha fund bashkëpunimit me kompaninë satelitor Iridium pasi plani për ofrimin e një shërbimi të ngjashëm tek telefonët Android dështoi.

Iridium tha se prodhuesit e smartfonëve nuk kishin përfshirë teknologjinë në pajisjet e tyre duke cituar mungesën e interesit.

Aktualisht shërbimi i komunikimit satelitor në iPhone 14 ofrohet në 17 vende të botës. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Struga me më pak gjyqtarë, të vjetrit në pension, të rinj nuk ka

Story i radhës

Istogu para sprovës evropiane, të jesh apo të mos jesh 

Të fundit nga

Keqardhja e milanistit

Tijjani Reijnders ishte një nga afrimet e shumta të Milanit gjatë verës së kaluar. Mesfushori holandez