Ditën e Premte Apple tha se do të përditësojë softuerin e iPhone 12 në Francë për të adresuar mosmarrëveshjet rreth nivelit të rrezatimit, por shqetësimet ngritura nga vendet e tjera Europiane mund të sinjalizojë masa të ngjashme në mbarë Bashkimi Europian.
Franca ndaloi shitjet e iPhone 12 javën e kaluar pasi disa testime gjetën se tejkalon limitet e rrezatimit.
Apple kontestoi gjetjet, duke thënë se iPhone 12 është certifikuar nga disa organizata ndërkombëtare duke e konsideruar të pajtueshëm me standardet globale.
Por ditën e Premte ndryshoi qëndrim duke thënë se do të dërgonte një përditësim softueri që adreson shqetësimet e Francës.
Hulumtuesit kanë kryer disa studime në dy dekadat e fundit për të kuptuar impaktin që kanë pajisjet mobile në shëndetin tonë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk ka prova që valët e smartfonëve të kenë shkaktuar probleme shëndetësore.
Gjermania, Belgjika, Holanda kanë nisur hetimet ndërsa vende të tjera si Italia nuk kanë reaguar ndaj hetimit të Francës. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL