apple sjell tap to pay ne me shume vende europiane 67dc0a7857912

Apple sjell “Tap to Pay” në më shumë vende Europiane

March 20, 2025
1 minut lexim

Apple solli teknologjinë e saj Tap to Pay për iPhone në disa vende Europiane ku përfshihen Finlanda, Hungaria, Polonia, Portugalia dhe Zvicra. Falë saj përdoruesit tashmë mund të bëjnë pagesa contactless.

Funksionon me kartat e kreditit dhe debitit, Apple Pay dhe disa platforma pagesash të palëve të treta. Kjo e fundit ka qenë një problem me Apple sepse kompania lejoi zhvilluesit të aksesonin teknologjinë NFC, që fuqizon Tap to Pay, vetëm pas presionit rregullator të Bashkimit Europian.

Madje Apple ka pranuar që përdoruesit të përdorin aplikacione të palëve të treta për pagesat përveç Apple Pay. Kështu përdoruesit Europianë do të mund të përdorin platforma të tjera si Stripe.

Falë rregulloreve të ashpra të BE-së dhe Aktit të Tregjeve Dixhitale të rajonit (DMA), Amerika gjithashtu ka hyrë në akt.

Kohët e fundit, kompania hapi teknologjinë e saj NFC për zhvilluesit e palëve të treta në SHBA dhe Kanada. Ky funksionalitet erdhi në një përditësim të softuerit si pjesë e iOS 18.1. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

videot e telefonatave te publikuara nga xheneta edi tallet me drilonin me i la te gjitha gjynahet 67dc07b350c2a
Story i mëparshëm

Videot e telefonatave të publikuara nga Xheneta, Edi tallet me Drilonin: Me i la të gjitha gjynahet…

ministria e shendetesise publikoi emrat e viktimave nga tragjedia ne kocan 67dc0ba3dcda2
Story i radhës

Ministria e Shëndetësisë publikoi emrat e viktimave nga tragjedia në Koçan

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë