Apple ka pezulluar zhvillimin e Vision Air, një version më të lehtë dhe më të përballueshëm të Vision Pro, për t’u fokusuar plotësisht tek syzet inteligjente.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania ka zhvendosur inxhinierët nga projekti Vision Air drejt këtij zhvillimi të ri, me synimin për të konkurruar me syzet Meta Ray-Ban.
Fillimisht të planifikuara për vitin 2027, syzet e para inteligjente të Apple pritet të dalin në treg në vitin 2026.
Syzet do të mbështesin Apple Intelligence dhe do të pajisen me disa kamera për funksione të inteligjencës vizuale.
Ndërkohë, Apple po punon edhe për një version XR me ekrane LCoS, komandë zanore dhe gjeste, që parashikohet të hyjë në prodhim në vitin 2028.
Burimi: botasot.info


