Apple lançon planet e reja të iCloud për fotografët

Në fund të prezantimit të linjës së re të iPhone, Apple prezantoi dy plane të reja të shërbimit cloud iCloud+.

Abonentët e rinj tashmë mund të përzgjedhin planet 6TB dhe 12TB. Ndërsa konsumatori normal nuk ka për të pasur nevojë për kaq shumë hapësirë, këto plane mund të jenë të dobishme për fotografët dhe producentët e filmave të cilët përdorin kamerat e iPhone 15 për krijimet e tyre.

Por sipas Apple shumica e njerëzve kanë nevojë për më shumë hapësirë dhe për këtë arsye ka krijuar planet e reja.

Aktualisht abonentët paguajnë 0.99 dollarë në muaj për 50GB, 2.99 dollarë në muaj për 200GB, 9.99 dollarë në muaj për 2TB.

Bazuar në strukturën e çmimit, mund të spekulojmë se planet 6TB dhe 12TB do të kushtojnë 30 dhe 60 dollarë në muaj respektivisht. Për krahasim, planet e Google 5TB dhe 10TB kushtojnë 25 dhe 50 dollarë respektivisht. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Në Istanbul hapet ekspozita “Istanbul Photo Awards 2023”

Story i radhës

Talebanët hedhin poshtë raportin e OKB-së për trafikimin e drogës në Afganistan

Të fundit nga