Apple braktis një prej modeleve iPhone më pak popullorë

Modeli mini i iPhone ka vdekur. Apple në heshtje të plotë i dha goditjen përfundimtare kësaj linje me përjashtimin e iPhone 13 nga modelet e disponueshme të iPhone.

Linja e re tashmë përmban iPhone 15, iPhone 15 Pro, iPhone 14, iPhone 13 dhe gjeneratën e dytë të iPhone SE prezantuar në 2022.

Apple prezantoi për herë të parë modelin 5.4-inë iPhone mini në 2020 me iPhone 12 mini. Edhe pse disa prej atyre që e pëlqenin, telefoni kishte një jetëgjatësi të dobët baterie, ndjeshëm më të reduktuar sesa iPhone 12.

Një vit më pas Apple u detyrua të reduktonte prodhimin e iPhone 12 mini me 70 përqind ndërsa vitin e kaluar kompania nuk prezantoi një iPhone 14 Mini.

Telefoni i fundit i linjës ishte iPhone 13 mini i cili sot u përjashtua nga telefonët e disponueshëm për tu blerë në dyqanet e Apple edhe pse përdoruesit mund ta gjejnë ende përmes distributorëve.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Grubi: Nuk krahasohet kompania kineze me “Bechtel Enkën”, Ageler: PAJTOHEM (VIDEO)

Story i radhës

Pentagoni: Takimi Putin-Kim do të përqendrohet në negociatat e armëve

Të fundit nga