Aplikacioni Threads numëron 300 milionë përdorues

December 18, 2024
1 minut lexim

Aplikacioni Threads i Meta është rritur në 300 milionë përdorues me më shumë se 100 milionë përdorues që shfrytëzojnë rrjetin social çdo ditë.

Lajmin e dha Mark Zuckerberg përmes një postimi në Threads duke thënë se aplikacioni po kalon një moment të mirë.

Ai vazhdimisht është shprehur se Threads ka potencialin për tu bërë aplikacioni i radhës me mbi 1 miliardë përdorues. Ende rrjeti social gjendet shumë larg atij objektivi.

Aplikacioni arriti 100 milionë përdorues në Vjeshtën e vitit të kaluar dhe 275 milionë këtë Nëntor. Është aplikacioni i dytë më i shkarkuar në App Store pas Temu.

Në javët në vijim Threads do të kalojë nëpër disa ndryshime madhore. Kompania raportohet se do të eksprimentojë me reklamat e para në fillim të 2025.

Bluesky gjithashtu ka parë një rritje të konsiderueshme kohët e fundit. Shërbimi i decentralizuar gati dyfishoi bazën e përdoruesve në nëntor dhe aktualisht ka pak më shumë se 25 milionë përdorues.

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryetari i Butelit Darko Kostovski u jep qytetarëve llogaridhënie për punën e realizuar tre vjeçare

Story i radhës

Koalicioni “Të gjithë për gjykime të drejta”/ Avramovski: Rrezikohemi të mbetemi pa Gjyqtarë, Prokurorë dhe ekspertë nëpër Gjykata

Të fundit nga

ShkoLartë