aplikacioni gmail ne android mund te kryeje veprime me deri ne 50 e mail njeherazi 650de474f2fab

Aplikacioni Gmail në Android mund të kryejë veprime me deri në 50 e-mail njëherazi

September 22, 2023
1 minut lexim

Imagjinoni për një moment sikur të mos kishit nevojë të përzgjidhni një nga një emailet që dëshironi të arkivoni, të fshini apo të markoni si të lexuara.

Tashmë aplikacioni Android i Gmail ka një buton “Select All” i cili përzgjedh deri në 50 e-maile në të njëjtën kohë.

Dikush mund të pyesë pse ky opsion nuk përzgjedh të gjitha e-mailet njëherazi? Aplikacioni Gmail në Android sa herë që shfletoni më poshtë hap një listë të re e-mailesh.

gmail select all 9to5 google

Kështu përzgjedhja e të gjitha e-maileve do të thoshte çdo e-mail që gjendet në postën tuaj dhe jo vetëm një faqe me e-maile.

Gmail në desktop gjithashtu lejon përdoruesit të përzgjedhin deri në 50 e-maile që më pas mund të vendosin çfarë veprimi dëshirojnë të bëjnë me to.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

buffon ndjek kurs per drejtor sportiv 650de1a366110
Story i mëparshëm

Buffon ndjek kurs për drejtor sportiv

te varri i babait tim nuk e lejoj banoret kunder rruges per bylis kalon midis varrezave 650de5a1e187f
Story i radhës

“Te varri i babait tim nuk e lejoj!”/ Banorët kundër rrugës për Bylis, kalon midis varrezave

Të fundit nga

ShkoLartë