apelimi i aktgjykimit te hages sot mblidhet grupi punues i qeverise 6aeedcd36a40b

Apelimi i aktgjykimit të Hagës, sot mblidhet grupi punues i qeverisë

November 7, 2026
1 minut lexim

Grupi Punues i themeluar nga Qeveria për hartimin dhe bashkërendimin e Strategjisë Shtetërore, që lidhet me procedurën e apelimit të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, pritet të mblidhet sot gjatë ditës.

Këtë e ka konfirmuar vetë udhëheqësi i këtij grupit, ministri i Jashtëm Glauk Konjufca, në një konferencë për media gjatë të enjtes.

Ai ka theksuar se takimi do të jetë disaorësh, gjatë të cilit do të punohet për këtë çështje.

Konjufca ka bërë të ditur se angazhimi i grupit do të zgjasë gjatë gjithë ditës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

znam kercenon me largim nga qeveria nese provimi i jurisprudences mbahet ne nje gjuhe tjeter pervec maqedonishtes largohemi nga pushteti paralajmeron dimitrievski 6aee87e1b77fe
Lajmi i mëparshëm

ZNAM kërcënon me largim nga Qeveria! Nëse provimi i jurisprudencës mbahet në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes, largohemi nga pushteti – paralajmëron Dimitrievski!

sofra e gurte serish para kryeministrise rama zbulon destinacionin me te ri turistik ne tirane 6aeedcfc86b39
Lajmi i radhës

“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama zbulon “destinacionin më të ri turistik” në Tiranë

Të fundit nga

ShkoLartë