apel per ndihme greta kryeziu nga kamenica ka nevoje urgjente per sherim 68a46a4f68d20

Apel për ndihmë: Greta Kryeziu nga Kamenica ka nevojë urgjente për shërim

August 19, 2025
1 minut lexim

Komuna e Kamenicës informon opinionin publik se Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Greta Kryeziu, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Aktualisht ajo po trajtohet në spitalin “Cistina” në Shkup, ku gjendja e saj është në rrezik për jetë.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, ajo ka nevojë për transplant të mëlçisë, dhe trajtimi i saj është i urgjent dhe i domosdoshëm vetëm jashtë vendit me një kosto të lartë financiare, rreth 100 mijë euro.

Duke qenë se kjo shumë është e papërballueshme për familjen e saj dhe institucionin tonë, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, bizneseve dhe bashkatdhetarëve tanë kudo që ndodhen, që të kontribuojnë sipas mundësive, në mënyrë që Gretës t’i mundësohet trajtimi i menjëhershëm mjekësor.

Të dhënat për donacion:

Beneficiary name: Fahrije Kryeziu

Account No.: XK051702003012234187

Bank name: NLB Banka sh.a.

Bank address: Ukshin Hoti nr 124, Prishtinë, Kosovë

Swift Code: NLPRXKPR

Adresa: Fshati Rogacice, pn Kamenicë

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

berisha kur shqiperia digjejedi rama i caktoi vetes pension 4 milione leke ne muaj 68a468337a34c
Lajmi i mëparshëm

Berisha: Kur Shqipëria digjej,Edi Rama i caktoi vetes pension 4 milionë lekë në muaj

andonovski sistemi elektronik i menaxhimit te dokumenteve do te modernizohet plotesisht deri ne fund te vitit 68a46f9195101
Lajmi i radhës

Andonovski: Sistemi elektronik i menaxhimit të dokumenteve do të modernizohet plotësisht deri në fund të vitit

Të fundit nga

ShkoLartë