apasiev para takimit te lidereve pres dialog konstruktiv mbetemi ne kerkesen per ndryshime te kodit zgjedhor dhe nje njesi zgjedhore 69678e3b40d87

Apasiev para takimit të liderëve: Pres dialog konstruktiv, mbetemi në kërkesën për ndryshime të Kodit zgjedhor dhe një njësi zgjedhore

January 14, 2026
min lexim

Shkup, 14 janar – Lideri i Së Majtës, Dimitar Apasiev pret dialog konstruktiv në takimin e sotëm të liderëve, që po mbahet në Klubin e deputetëve.

Siç deklaroi para takimit, do t’i paraqesë kërkesat tashmë të deklaruara të Së Majtës – ndryshime të Kodit zgjedhor, një njësi zgjedhore dhe heqja e qeeverisë së Përzhinës.

E Majta, shtoi Apasiev, ka edhe kërkesa tët jera, ekonomike, lidhur me kërkesat e sindikatave, të cilat gjithashtu do të paraqiten brenda.

“E Majta për herë të parë është ftuar të marër pjesë në takim liderësh. Kjo i përmbushë kërkesat tona të kaluara – se ne do të marrim pjesë në takim liderësh vetëm nëse është në kuadër të institucioneve, dhe jo në hotele në Mavrovë, në ambasada evropiane apo amerikane. Kërkesat tona tashmë i thamë – ndryshimi i Kodit zgjedhor pa dyshim për zgjedhjet e ardhshme sepse E Majta është e vetmja deri më tani parti e cenzuiruar në këto 35 vite pluralizëm. Sepse për herë të parë vijmë, nuk presim asgjë duke e ditur raportin e deritanishëm hipokrit të pushtetmbajtësve nga DPMNE, por çdoherë ka mundësi të parë, kështu që ne si parti tashmë e profilizuar opozitare, e cila është e vetmja në rritje në zgjedhjet e kaluara lokale, presim se do të ketë dialog konstruktiv dhe se muajt e ardhshëm do të ndryshojnë ligjet që ne i kërkojmë”, theksoi Apasiev.

Për të Majtën, shtoi, nuk ka kurfarë dilema kur bëhet fjalë për heqje të qeverisë së Përzhinës.

“Sa i përket qeverisë së Përzhinës, thamë se nuk kemi kurfarë problemi ta heqim sepse konsiderojmë se është mbetje burokratike nga një kohë kur Maqedonia ishte trajtuar si protektorat dhe që këtej jemi indiferentë nëse në pushtet janë DPMNE apo LSDM. Nëse shpallen me këtë Kod zgjedhor ne sërish do të jemi të cenzuruar dhe që këttej është interesi ynë të marrim pjesë në këtë takim”, theksoi Apasiev.

Në tkaim të liderëve në Klubin e deputetëve, që e inicoi kryeminsitri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, krahas Apasievit. marrin pjesë edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, sekretari i përgjithshëm i ZNAM-it dhe minsitër i administratës publike, Goran Minçev, si dhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami nga koalicioni VLEN.

Kryetari i LSDM-së, venko Filipçe, ai e refuzoi thirrjen e Mickoskit, nuk erdhi në takim.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ana tregon banoren e preferuar te bbvk4 6967897224e83
Lajmi i mëparshëm

Ana tregon banoren e preferuar të BBVK4

nis takimi i lidereve ne shkup pa pjesemarrjen e lsdm se 69678f8fbba51
Lajmi i radhës

Nis takimi i liderëve në Shkup, pa pjesëmarrjen e LSDM-së

Të fundit nga

ShkoLartë