anulon fluturimin drejt stambollit kombetarja shqiptare e vajzave rrezikon miqesoret me turqine 692757556aae3

Anulon fluturimin drejt Stambollit, Kombëtarja shqiptare e vajzave rrezikon miqësoret me Turqinë

November 26, 2025
1 minut lexim

Fluturimi i linjës “Air Albania” nga Tirana drejt Stambollit, i parashikuar të nisej sot në orën 18:20, është anuluar në mënyrë të papritur dhe pa asnjë arsye zyrtare, duke shkaktuar kaos dhe pakënaqësi të madhe te të gjithë pasagjerët.

Ndër udhëtarët që kishin prerë bileta ishte edhe Kombëtarja shqiptare e futbollit për vajza, e cila ishte nisur drejt Turqisë për të zhvilluar dy ndeshje miqësore të planifikuara prej kohësh, në datat 28 nëntor dhe 1 dhjetor.

Ky anulim i pashpjeguar ka prishur tërësisht programin e ekipit përfaqësues, teksa futbollistet dhe stafi teknik u detyruan të kthehen mbrapsht, pasi u lanë në pritje pa asnjë njoftim dhe pa asnjë zgjidhje alternative nga kompania ajrore.

Sakaq, zyra e “Air Albania”-s në aeroport ishte e mbyllur dhe numrat e telefonit të kompanisë ishin të fikur, me qytetarët që nuk kishin asnjë mundësi ku të kërkonin ndihmë apo asistencë.

Me miqësoret e programuara prej muajsh, situata e krijuar rrezikon seriozisht zhvillimin e këtyre ndeshjeve, duke vendosur në pozitë të vështirë jo vetëm Kombëtaren, por edhe Federatën Turke të Futbollit, e cila ka pritur ekipin shqiptar sipas planit.

Mbi të gjitha, ky rast përbën një situatë tejet të pakëndshme dhe të papranueshme, duke cenuar profesionalizmin dhe imazhin e një ekipi kombëtar që përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Përveç futbollisteve të Kombëtares shqiptare, dhjetëra pasagjerë të tjerë që kishin rezervuar bileta për të udhëtuar drejt Stambollit mbetën të bllokuar në aeroport, pa marrë qartësi dhe pa një zgjidhje të menjëhershme.

Anulimi i fluturimit, pa shpjegim dhe pa ofrim alternativash të menaxhuara siç kërkojnë standardet ndërkombëtare të transportit ajror, ngre shqetësime serioze mbi funksionimin dhe përgjegjësinë e kompanisë “Air Albania” ndaj pasagjerëve të saj. Rasti i sotëm tregon se mungesa e komunikimit dhe improvizimi në situata të tilla dëmtojnë drejtpërdrejt sportin, institucionet dhe qytetarët që mbështeten te udhëtimet ajrore për detyrime zyrtare ose personale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reshjet intensive ne pogradec prezence e ujit ne katet e para te banesave familjet ne verdove pa ndihme 692756f461535
Lajmi i mëparshëm

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave, familjet në Vërdovë pa ndihmë

shefi i zyres se be se dezinformimi ne gjuhen shqipe perhapet ne rrjete sociale ndersa ne gjuhen serbe ne media 692757609ef53
Lajmi i radhës

Shefi i Zyrës së BE-së: Dezinformimi në gjuhën shqipe përhapet në rrjete sociale, ndërsa në gjuhën serbe në media

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë