anuloi dasmen per messin por i ndodhi e papritura 693d88945724c

Anuloi dasmën për Messin, por i ndodhi e papritura

December 13, 2025
1 minut lexim

Një histori e pazakontë vjen nga India, ku një tifoz i flaktë i Leo Messit vendosi të anulonte ceremoninë e martesës së tij vetëm për ta parë nga afër yllin argjentinas.

Megjithatë, sakrifica e tij nuk u shpërblye.

Messi ndodhej në Indi për zbulimin e një statuje gjigante 21-metërshe të ndërtuar në nder të tij.

Sipas planit fillestar, kampioni i botës pritej të qëndronte më gjatë dhe të përshëndeste tifozët e mbledhur në stadium. Por organizimi i dobët ndryshoi gjithçka.

I rrethuar nga politikanë dhe figura të njohura të vendit, Messi u largua pas vetëm rreth 10 minutash, pa pasur mundësi të takohej me tifozët.

Situata shkaktoi zemërim të madh në tribuna, pasi shumë prej të pranishmëve kishin paguar bileta me çmime shumë të larta.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku tifozët kritikojnë ashpër organizatorët për menaxhimin e dështuar të eventit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

debate te forta ne kryesine e pd salianji perplaset me noken ke shkaterruar partine jep doreheqjen flamur 693d883adb707
Lajmi i mëparshëm

Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

germime ne zonen e varreve monumentale ilire ne moker arrestohen tre te rinj 693d8943d9cf2
Lajmi i radhës

Gërmime në zonën e varreve monumentale ilire në Mokër, arrestohen tre të rinj

Të fundit nga

​Protesta kundër policisë në Berlin

Një demonstratë anti-policore u zhvillua në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, të shtunën, më 13 dhjetor. Protesta filloi në Helsingforser Platz dhe vazhdoi me një marshim drejt Frankfurter Allee. Policia ndërhyri gjatë demonstratës

Horoskopi i datës 14 dhjetor 2025

Dashi Horoskop dinamik për Dashin! Hëna mike në Shigjetar ju dhuron optimizëm, energji pozitive dhe dëshirë për eksplorim, elemente shumë të rëndësishme për horoskopin e Brankos për nesër. Është një moment i
ShkoLartë