antonietti nuk ka te ndalur nen menaxhim te dyli salihut 6888cf2a99f24

Antonietti nuk ka të ndalur nën menaxhim të Dyli Salihut 

July 29, 2025
1 minut lexim

Boksieri me prejardhje rumune por qe ka nënshtetësi dhe zvicerane, Marius “Black” Antonietti, pasi u bashkua me menaxherin e njohur shqiptar, Dyli Salihu nuk ka të ndalur. Ai nga katër ndeshjet e tij nën kontrollen e Salihut ka arritur po aq fitore ku ndër ta ka fituar madje edhe dy tituj.

Suksesi i tij i fundit ishte në fundjave ne qytetin e Kelnit te Gjermanisë, kur kishte mposhtur bokserin gjeorgjian, Malkhaz Sujashvili, kundërshtar ky i cili kishte humbur para disa viteve dhe tani kjo ishte një revansh i ëmbël për të.

Me sukseset e arritura u shpreh i kënaqur edhe vet boksieri duke shtuar “Në ndeshjen e parë, pata dhimbje në dorën time të djathtë, e cila ende më shfaqet herë pas here. Këtë herë, shtyva menjëherë, duke u përpjekur ta surprizoj, dhe funksionoi,” tha ai, duke shtuar.

“Falënderoj menaxherin tim, Avdyl Salihu, i cili beson tek unë dhe të cilin e respektoj shumë,” vazhdoi Antonietti. “Ai synon të më ngrejë më lart në renditje, dhe mund ta falënderoj vetëm për besimin e tij.

Ndeshja ime e radhës do të jetë në Tetor në Uster në Zvicër ku edhe pres mbështetje të madhe”, deklaroi Antonietti, i cili planifikon sivjet te luftoj madje edhe ndeshje për titull WBC ose WBO.

Ndryshe, ky boksier ne karrierën e tij ka shënuar 19 fitore dhe vetëm 5 humbje..

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

plaku matuf lambo cinco santucio zbulohen nofkat e grupit kriminal te kokaines nga amerika latine 6888ceb462cba
Lajmi i mëparshëm

“Plaku matuf”, “Lambo”, “Cinco”, “Santucio”- Zbulohen nofkat e grupit kriminal të kokainës nga Amerika Latine!

kriza politike kerkesa e osmanit drejtuar kushtetueses konsiderohet tashme e paobjekt 6888cf2df3bc7
Lajmi i radhës

​Kriza politike, kërkesa e Osmanit drejtuar Kushtetueses konsiderohet tashmë e paobjekt

Të fundit nga

ShkoLartë