antoneli presion i madh kur ke maxin gati te te parakaloje 69174d151ca62

Antoneli: Presion i madh kur ke Maxin gati të të parakalojë

November 14, 2025
1 minut lexim

Tifozët italianë shpresonin që Ferrari të paraqitej mirë në “Interlagos”, por ishte Kimi Antonelli ai që i gëzoi me vendin e dytë të arritur në garën e Brazilit.

Piloti i ri i Mercedes arriti rezultatin më të mirë në karrierën e tij, në fund të një gare ku iu desh të duelonte me Max Verstapenin.

Në xhirot e fundit ishte e qartë se 4 herë kampioni i botës në Formula 1 do të luftonte për një pozicion me Antonelli. Max në mënyrë efektive e mbylli hendekun prej 9 sekondash që e ndante atë nga piloti i Mercedes, por ai hyri në DRS shumë vonë dhe nuk mundi ta kalonte, duke u kënaqur me vendin e tretë.

“Të kishe Maksin nga pas ishte shumë stresuese. Kur ai bëri ndalesën e tij të fundit dhe Bono (inxhinieri i garës) më tha hendekun, mendova se mund të isha mashtruar. Ai ishte vetëm nëntë sekonda prapa, kishte goma të buta të reja dhe kishte një ritëm shumë të fortë”, kujton Kimi Antonelli.

“Maksi bëri një punë të shkëlqyer dhe më vuri nën presion në fund. Më duhej të shtyja deri në limit dhe nuk ishte e lehtë.

Bëra çmos, duke u përpjekur të mësoja sa më shumë që të ishte e mundur në çdo xhiro për t’u përmirësuar në tjetrën. Ishte një nga fundjavat më të veçanta deri më tani”, shtoi italiani.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lufta kunder ndertimeve pa leje ministrja kociu liste e zeze per subjektet shkelese prishje ose konfiskim i tyre 69174cb97cc0a
Lajmi i mëparshëm

“Lufta” kundër ndërtimeve pa leje, Ministrja Koçiu: Listë e zezë për subjektet shkelëse, prishje ose konfiskim i tyre

gjykata supreme hedhe poshte pese ankesa kunder vendimeve te pzap se 69174d289685c
Lajmi i radhës

Gjykata Supreme hedhë poshtë pesë ankesa kundër vendimeve të PZAP-së

Të fundit nga

ShkoLartë