antishqiptare debat i forte per nacionalitetin mes mozes dhe ilirit agai denon fermeret 6a23621d67b90

“Antishqiptare” – Debat i fortë për nacionalitetin mes Mozës dhe Ilirit, Agai dënon fermerët

June 6, 2026
1 minut lexim

Një debat i fortë për nacionalitetin ka ndodhur mes Mozës dhe Ilirit. Debati ka agravuar shumë, aq sa Iliri në një moment e ka quajtur Mozën “antishqiptare” dhe duke e cilësuar atë si “shkinë”.

I pyetur në spektaklin e sotëm për këtë ngjarje, Iliri tha se ka qenë i ofenduar nga Moza kur ajo ka sharë Italinë. Balerini thotë se u irritua në momentin kur Moza i përmendi vajzën, e cila nuk flet shqip.

“Unë nuk e kuptoj se si një person të dalë në nacionalitet me përmendjen e Italisë. Ka një nënvlerësim për Italinë, atje ku unë jetoj, kam nusen italiane dhe vajzën gjysëm italiane gjysëm shqiptare. Të marr një koment për atë që është nacioni i Italisë dhe unë e marr për ofendim. Ky person i lindur dhe i rritur në Shqipëri, më komenton mua se vajza ime duhet të mësoj shqip. Një person që refuzon të bëjë shqiponjën para kamerave. Vajza ime sa herë bie rasti flet për Shqipërinë, bën shqiponjën”, tha Iliri.

Ndërsa për Mozën, shfaqja e Ilirit është mediokër, ndërsa kërkoi më tepër mirësjellje për fjalët e përdorura.

“Iliri nuk është kaq mediokër sa shfaqet. Po bën deduksione banale. Jam e kënaqur që hapet kjo temë. Më duket se fjala “shkijë” nuk pëlqehet as nga serbët. Të studiohet gjuha shqiper sepse është kulturë. Nëse një fëmije nuk i mësohet shqipja, bëhet më pak i kulturuar. Ky djalë do të bëj identitet në fermë me identitet nacional”, tha Moza.

Për këtë debat, Agai ka marrë një masë drastike, duke ulur 10 mijë euro nga çmimi i madh e duke u tërhequr vëmendje fermerëve se do marr masa edhe më të forta nëse do të ketë fyerje dhe debate mes tyre.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bytyqi nese nuk anetaresohemi ne be deri ne vitin 2030 maqedonia rrezikon te mbetet me me pak se 1 milion banore 6a2349ef81626
Lajmi i mëparshëm

Bytyqi: Nëse nuk anëtarësohemi në BE deri në vitin 2030, Maqedonia rrezikon të mbetet me më pak se 1 milion banorë

Të fundit nga

Ahmeti: Në këto 24 vjet kemi punuar me dinjitet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka njoftuar se partia shënoi 24-vjetorin e themelimit në një aktivitet të organizuar në Parkun e Qytetit në Shkup, ku morën pjesë anëtarë, simpatizantë
ShkoLartë