Lëndët për ish-anëtaren e antikorrupsuionit Cvetа Ristovska janë drejt përfundimit dhe së shpejti do të jepet raport për këtë, zbuloi kryetari i Komisionit Antikorrupsion, Adem Çuçul. Kundër Ristovskës është ngritur procedurë pasi u zbulua se kishte fshehur pasurinë e saj dhe të djemve të saj. Pas këtij skandali ajo dha dorëheqje nga KSHPK dhe u kthye në vendin e saj të mëparshëm të punës në Entin Shtetëror për Revizion.
“Ato lëndë janë shpërndarë te anëtarët e Komisionit, zonja Cvetа Ristovska aspak nuk ishte e përfshirë sepse që në fillim e përjashtuam pasi kanë të bëjnë me të. Po punohet në ato lëndë, së shpejti do t’i referojmë kur të marrim vendime të cilat, siç e dini, merren në seanca publike”, tha Adem Çuçul – kryetar i KSHPK-së.
Burimi: alfax.mk


