ankth ne avionin me 33 udhetare ne rodos defekt ne motor perfshihet nga flaket gjate fluturimit 6a946df3c9b7d

​Ankth në avionin me 33 udhëtarë në Rodos, defekt në motor, përfshihet nga flakët gjatë fluturimit

August 30, 2026
1 minut lexim

Momente ankthi kanë kaluar 33 pasagjerë të një avioni që ishte nisur nga ishulli grek i Rodosit drejt Karpathosit.

Avioni me helika ATR 42 i kompanisë Olympic Air, pjesë e grupit AEGEAN, u detyrua të kthehej në aeroportin “Diagoras” të Rodosit vetëm pak minuta pas ngritjes, për shkak të një problemi në njërin prej dy motorëve.

Sipas mediave lokale, gjatë fluturimit nga motori u pa të dilte tym dhe raportohet se për disa çaste u shfaqën edhe flakë. Pamjet e publikuara tregojnë një gjurmë të dukshme tymi pas avionit. Piloti reagoi menjëherë dhe vendosi të kthehej në Rodos. Sipas raportimeve, motori me problem u çaktivizua dhe avioni vazhdoi fluturimin me motorin tjetër, duke u ulur pa probleme.

Në aeroport ndërkohë ishte dhënë alarmi. Zjarrfikësit dhe shërbimet e emergjencës u vendosën pranë pistës, por ndërhyrja e tyre nuk ishte e nevojshme. Të 33 pasagjerët dhe tre anëtarët e ekuipazhit zbritën të sigurt dhe nuk u raportua asnjë i lënduar

Kompania AEGEAN, në njoftimin e saj zyrtar, është më e rezervuar për shkaqet e incidentit. Ajo nuk konfirmon se motori mori flakë, por thotë se avioni shfaqi një sinjal për një problem të mundshëm në sistemin e vajit të njërit prej motorëve. Për këtë arsye, kapiteni ndoqi procedurat e sigurisë dhe vendosi kthimin e menjëhershëm në Rodos.

Avioni, me numër fluturimi OA94, kryente fluturimin e linjës Rodos–Karpathos dhe më pas do të vazhdonte drejt Kasosit dhe Sitias.Pas incidentit, AEGEAN dërgoi një avion tjetër nga Athina për të marrë pasagjerët dhe për të vazhduar udhëtimin e tyre. Shkaqet e sakta të defektit pritet të përcaktohen nga kontrolli teknik i avionit. Deri tani, ajo që konfirmohet zyrtarisht është se ekuipazhi veproi sipas procedurave dhe se incidenti përfundoi pa asnjë të lënduar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u kap mat me postim fake ne emer te rames justifikohet jorida tabaku 6a946d937cad6
Lajmi i mëparshëm

U kap “mat” me postim fake në emër të Ramës, justifikohet Jorida Tabaku

spekulimet me jay z dhe becky ne kengen e beyonce rita ora i rikthehet thashethemeve te viteve me pare do te doja shume te dija kush e nisi 6a946ebb9c9cd
Lajmi i radhës

Spekulimet me Jay Z dhe ‘Becky’ në këngën e Beyonce, Rita Ora i rikthehet thashethemeve të viteve më parë: Do të doja shumë të dija kush e nisi

Të fundit nga

ShkoLartë