Liverpooli po pret me ankth rezultatet e skanimeve për Alexander Isak, mes frikës se sulmuesi suedez ka pësuar një thyerje në këmbë pas dëmtimit në fitoren 2-1 ndaj Tottenhamit. Isak u lëndua gjatë aksionit të golit të parë pas një ndërhyrjeje nga Micky van der Ven dhe u detyrua të largohej duke çaluar, pa festuar me shokët e skuadrës.
Trajneri Arne Slot pranoi menjëherë pas ndeshjes se situata nuk dukej e mirë, duke thënë: “Nëse një lojtar as nuk përpiqet të kthehet, kjo zakonisht nuk është gjë e mirë… por le të mos jemi shumë negativë ende.” Sipas Athletic dhe Sky Sports, klubi druhet për një thyerje, që do të nënkuptonte mungesë të gjatë.
Një pauzë e tillë do të ishte goditje e madhe për Liverpoolin, me Mohamed Salah në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe Cody Gakpo ende jashtë.
Isak, i transferuar për 125 milionë funte, ka pasur fillim të vështirë në Anfield për shkak të mungesës së parasezonit dhe dëmtimeve, ndërsa Slot aktualisht mbështetet te Hugo Ekitike në formë dhe Federico Chiesa si opsione sulmi, në një moment delikat për kampionët në mbrojtje të Premier League.
Burimi: botasot.info


