Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhje lokale, koalicioni qeverisës VLEN në qytetin e Dibrës do të kalonte në epërsi ndaj Frontit Evropian (BDI-së), sipas sondazhit të fundit të realizuar nga Agjencia UBO përmes një ankete.
Rezultatet tregojnë se VLEN ka mbështetjen e 37.6% të qytetarëve, duke lënë pas Frontin Evropian me 37.0%, një goditje simbolike për opozitën që për vite me radhë ka pretenduar se Dibra është “terren i sigurt” për ta.

Ky avantazh, sado i ngushtë, ka një peshë të madhe politike, sepse VLEN po kthehet në forcën e parë politike edhe në këtë qytet, që prej kohësh është konsideruar bastion i strukturave të BDI-së.
Sondazhi tregon gjithashtu një rrudhje të theksuar të mbështetjes për Aleancën për Shqiptarët (7.7%) dhe një mospërkrahje në rritje për subjektet e tjera, ndërsa të pavendosurit dhe refuzuesit përbëjnë një përqindje modeste.


