anita ne burg vali reagon fort i zhgenjyer nga drejtesia 6a6093c11ccaf

Anita në burg, Vali reagon fort i zhgënjyer nga drejtësia

July 22, 2026
1 minut lexim

TikTokeri Rasim Avdyli ka publikuar së fundmi në rrjetin e tij social Instagram një pjesë nga një telefonatë me video (videocall) të zhvilluar me personazhin e njohur, Vali Corleone.

Në këto pamje, Vali shihet dukshëm i mërzitur dhe i tronditur nga situata e tij e fundit familjare.

Shkaku i kësaj gjendjeje emocionale lidhet direkt me partneren e tij, TikTokeren e njohur Anita Corleone, e cila gjendet prapa grilave.

Gjatë bisedës, Rasimi e pyet me shaka e keqardhje: “O Vali, a po qan qeni për Anitën?”, duke iu referuar kafshës shtëpiake që e shoqëronte Valin në ato momente.

Vali nuk ka hezituar të përgjigjet, duke treguar se sa e rëndë është situata edhe për kafshën e tyre:

“Po, edhe qeni Safari Corleone po qan për Anitën, ky mundet me dek prej mërzisë”.

Më tej, i revoltuar nga vendimi i fundit i drejtësisë, Vali deklaroi se sot kishte pritur lirimin e saj, por kjo nuk ndodhi.

I zhgënjyer nga seanca gjyqësore ku Anitës iu refuzua lirimi, ai shprehi revoltën e tij të hapur duke thënë se është aq i mërzitur sa “s’ka mbetur tjetër veç me kall krejt”.

Biseda u përmbyll me një mesazh mbështetës nga Rasim Avdyli, i cili i urooi Anitës lirim sa më të shpejtë nga burgu, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin procedurat e mëtejshme gjyqësore për këtë rast.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kina leshon me sukses nga deti raketen gravity 1 y4 me 9 satelite ne orbite 6a6092f48aceb
Lajmi i mëparshëm

Kina lëshon me sukses nga deti raketën ‘Gravity-1 Y4’ me 9 satelitë në orbitë

edhe qendra sportive boris trajkovski u godit nga stuhia pishina pesoi deme te medha materiale 6a609661bd3ce
Lajmi i radhës

Edhe Qendra Sportive “Boris Trajkovski” u godit nga stuhia, pishina pësoi dëme të mëdha materiale

Të fundit nga

ShkoLartë