anis mehmeti pas golit te radhes e dime cfare na pret te shtunen 68f8c255b6ee7

Anis Mehmeti pas golit të radhës: E dimë çfarë na pret të shtunën

October 22, 2025
1 minut lexim

Anis Mehmeti shkëlqeu mbrëmë me Bristol Sitin në Championship. Klubi anglez fitoi 3:1 përballë Sauthempton, ndërsa sfida ishte e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit.

Mehmeti vendosi baraspeshën duke i hapur rrugë fitores me përmbysje. Takimi i radhës është me Birmingham dhe sulmuesi shqiptar e shprehu hapur dëshirën për të koleksionuar fitoren e tretë radhazi.

“Ishte një fitore e madhe ndaj një skuadre të fortë dhe jemi shumë të lumtur që morëm tre pikët.

Kemi mentalitet të mrekullueshëm. E dinim që me një gol do të ndryshonim ndeshjen në çdo moment. Të ktheheshim në ndeshje ishte kyçe për ne, në pjesën e dytë ishim të mrekullueshëm.

Kam punuar shumë, duke u futur mes linjave dhe përtej vijës së fundit të mbrojtjes, dhe gjithçka nisi nga një pasim i shkëlqyer i Robit. Jam shumë i kënaqur me atë gol.

Ndryshimet tona varen nga ndeshja. Vendosëm për bllok të ulët, e dimë që me tranzicion mund t’i shënojmë kujtdo. Dhe u realizua.

Vitin e kaluar ishim shumë mirë në shtëpi, këtë vit kemi qenë mirë në transfertë dhe jo në shtëpi. Donim ta ndryshonim dhe nisi nga sot.

E dimë që na pret një ndeshje e rëndësishme të shtunën, dhe duhet ta bëjmë tre fitore nga tre.

Duhet të pushojmë, të rikuperohemi dhe të shkojmë drejt tyre, ta sjellim energjinë, dhe këtë do ta bëjmë”, u shpreh Mehmeti ndër të tjera. Objektiv për Bristolin është që të ngjitet në elitën e futbollit anglez.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

berisha aeroporti i vlores megaafere korruptive valoni e pacolli presta nome pronare e vertete jane rama dhe balluku 68f8c1fa1f61d
Lajmi i mëparshëm

Berisha: Aeroporti i Vlorës megaaferë korruptive, Valoni e Pacolli ‘presta nome’, pronarë e vërtetë janë Rama dhe Balluku

ambasada gjermane me thirrje per fokus ne procesin e berlinit 68f8c26116af8
Lajmi i radhës

Ambasada gjermane me thirrje për fokus në Procesin e Berlinit

Të fundit nga

Horoskopi i datës 28 dhjetor 2025

Dashi Edhe pse atmosfera festive ju dhuron një ndjenjë qetësie të brendshme, duhen marrë parasysh edhe disa përplasje apo tensione në familje. Jeni përballë vendimeve të rëndësishme që lidhen me të ardhmen
ShkoLartë