anija humanitare per gazen izraeli nis deportimin e aktivisteve franceze italiane e greke 68e2e847869a1

Anija humanitare për Gazën, Izraeli nis deportimin e aktivistëve francezë, italianë e grekë

October 5, 2025
1 minut lexim

Një grup prej 28 shtetasish francezë, të cilët morën pjesë në flotiljen Global Sumud, e ndaluar javën e kaluar nga Izraeli ndërsa transportonte ndihma humanitare për në Gaza do të largohen ditën e nesërme.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme Franceze, aktivistët francezë do të nisen në orën 16:00 drejt Athinës dhe më pas do të vazhdojnë udhëtimin drejt Francës.

“Pas një vizite konsullore të premten, një vizitë e dytë u zhvillua sot, të dielën, në burgun Kjiot. Ekipet tona u takuan me të gjithë bashkatdhetarët tanë, të cilët janë në gjendje të mirë”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë, Pascal Confavre, në një postim në platformën X.

Ndërkohë, gazeta italiane La Stampa raporton se 15 aktivistët italianë të flotiljes pritet të largohen nesër me një fluturim çarter, gjithashtu përmes Athinës. Ata do të udhëtojnë së bashku me 27 anëtarët grekë të flotiljes.

Të dielën, në Romë dhe Milano kanë mbërritur edhe 26 aktivistë të tjerë që ishin arrestuar nga forcat izraelite gjatë ndalimit të flotiljes të mërkurën e kaluar.

Sipas burimeve mediatike, 15 aktivistët italianë që pritet të lirohen nesër pasi kishin refuzuar të firmosnin dokumentin e largimit vullnetar nga territori izraelit. Fillimisht ishte njoftuar se ata do të përballeshin me një proces gjyqësor përpara se të deportoheshin, por duket se kjo është shmangur.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje penallti e humbur dhe asnje fitues ne torino barazimi mes juventusit dhe milanit rihap garen per titull ne itali mes 5 skuadrave 68e2e74f4f388
Lajmi i mëparshëm

Një penallti e humbur dhe asnjë fitues në Torino, barazimi mes Juventusit dhe Milanit rihap garën për titull në Itali mes 5 skuadrave

punime ne rrjet keds tregon se ku do te kete nderprerje te rrymes te henen 68e2ed6f566a7
Lajmi i radhës

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Të fundit nga

ShkoLartë