anija e pare me astronaute qe del nga orbita e tokes 6947a4eddb481

​Anija e parë me astronautë që del nga orbita e Tokës

December 21, 2025
1 minut lexim

Apollo 8, më datë 21 dhjetor 1968, niset nga Qendra e amerikane e Hapësirës Kennedy duke u bërë anija e parë me astronautë në bord që del nga orbita e Tokës, hyn në orbitën e Hënës dhe kthehet në mënyrë të sigurt në Tokë.

Ekuipazhi tre astronautësh i përbërë nga Frank Borman, James Lovell, William Anders u bënë njerëzit e parë që e shohin Tokën nga lart si një planet të tërë, dhe të parët që shohin drejtpërdrejt anën e errët të Hënës.

Anijes iu deshën tri ditë për të arritur në orbitën e Hënës. Në prag të Krishtlindjes, astronautët kryen një transmetim televiziv nga anija në orbitë, duke lexuar 10 rreshtat e parë nga Libri i Zanafillës për shikuesit në Tokë.

Misioni i suksesshëm Apollo 8 hapi rrugën për misionin Apollo 11, për të përmbushur qëllimin e presidentit John Kennedy për zbritjen e një njeriu në Hënë përpara fundit të viteve 1960. Apollo 8 u kthyen në Tokë më 27 dhjetor 1968, kur kapsula me tre astronautët u përplas në ujërat në pjesën veriore të Oqeanit Paqësor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros se 18 te luhet ne malisheve kline dhe gjilan 6947a43b36005
Lajmi i mëparshëm

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Malishevë, Klinë dhe Gjilan

serbia tronditet nga tri goditje serioze shba forcon pozicionin e kosoves 6947a52035ca5
Lajmi i radhës

Serbia tronditet nga tri goditje serioze, SHBA forcon pozicionin e Kosovës

Të fundit nga

Regjistrohen dy tërmete në RMV

Tërmet me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane (SHME) është ndjerë në Manastir, Ohër dhe rrethinë mbrëmë në ora 23:10, kumtoi Opservatori sizmologjik pranë Fakultetit natyroro-matematikor në Shkup. Epiqendra e
ShkoLartë