angellov mbeshtet sulmet e shba se dhe izraelit jemi befasuar nga qendrueshmeria e iranit 69c29aa1c5096

Angellov mbështet sulmet e SHBA-së dhe Izraelit: Jemi befasuar nga qëndrueshmëria e Iranit

March 24, 2026
1 minut lexim

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe njëherazi kryetar i partisë “Dinjiteti”, Stojançe Angellov, ka shprehur qëndrime pro-amerikane lidhur me situatën në Lindjen e Mesme, duke i mbështetur sulmet amerikane ndaj Iran.

Angelov theksoi se, sipas këndvështrimit të tij, regjimi iranian është i ashpër ndaj qytetarëve të vet dhe ka siguruar sasi të konsiderueshme raketash, si dhe ka bërë përgatitje të avancuara për armatim bërthamor.
“Imagjinoni kur një pushtet i tillë si ai iranian do të kishte në dispozicion armë bërthamore? Cila do të ishte siguria e botës? E justifikoj plotësisht sulmin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Izraelin, ndërsa koha do të tregojë se çfarë posedon Irani nga armatimi. Deri më tani jemi befasuar nga qëndrueshmëria e Iranit – këtë e dëshmon edhe fakti që goditën një ishull 4000 kilometra larg me raketa me rreze të gjatë”, deklaroi Angellov në TV24.

Sipas tij, situata në Lindjen e Mesme kërkon kuptim të motiveve të SHBA-së dhe Izraelit, si dhe një qasje serioze ndaj sigurisë globale.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

osmani ben homazhe per ushtaret e rene te natos mirenjohje e perhershme 69c2732e6c183
Lajmi i mëparshëm

Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO’s: Mirënjohje e përhershme

izraeli do te marrim nen kontroll nje pjese te madhe te libanit 69c29b2ddf426
Lajmi i radhës

Izraeli: Do të marrim nën kontroll një pjesë të madhe të Libanit

Të fundit nga

ShkoLartë